Pas ndeshjeve të Champions Leagues, UEFA ka përditësuar klasifikimin e përgjithshëm të klubeve më të mira për vitin 2017 në kontinentin e vjetër.
Lista kryesohet nga skuadra e Real Madridit, në vendin e dytë renditet Atletico Madrid, ndërsa podiumi plotësohet nga Juventusi, shkruan “Calciomercato.it”
“Zonja e Vjetër” pas eliminimit të Barcelonës ka arritur t’i rrëmbejë katalanasve vendin e tretë, ndërsa momentalisht Barcelona pozicionohet në të 5-in.
Gjithashtu edhe Atletico i zuri vendin Bajernit të Mynihut, e cila tashmë renditet në vendin e gjashtë.
Top dhjetëshen e përfundojnë Borussia Dortmund, Leicester City, Paris Saint-Germain si dhe Sevilla.
Kjo është renditja e klubeve më të mira në Europë për vitin 2017
Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu