Kioske
Plumbi i parë goditi celularin, plumbi i dytë goditi mbajtësen e çelësave.
Celularin e mbante në xhepin e xhaketës, mbajtësen e çelësave në xhepin e pantallonave.
Kjo i shpëtoi jetën Norbert B., 42 vjeç.
Madje dy herë.
Gjithçka ndodhi në një qytet gjerman.
Norbert B. kishte dalë për të hequr disa goma nga garazhi i një të afërmi, të quajtur Johann K., 88 vjeç.
Teksa po largonte gomat, për t’i hapur rrugën makinës së tij, përpara i del pensionisti me një armë në dorë.
Sipas BILD, ai qëlloi dy herë.
Plumbi i parë goditi celularin, plumbi i dytë goditi mbajtësen e çelësave.
Për t’u mbrojtur, ai i hedh një gomë pensionistit, duke e plagosur.
Më pas aty mbërrin djali i pensionistit, por ky i fundit qëllon edhe në drejtim të tij duke e plagosur.
Ai humbi jetën në spital.
Pak më vonë, policia e arrestoi Norbert B.
Ende nuk dihen shkaqet e krimit.
Ndërkohë policia arrestoi në spital edhe pensionistin.
Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu