Lidhu me ne

Aktualitet

OSBE kritikon referendumin në Turqi: Demokracia po vihet në risk

OSBE kritikon referendumin në Turqi: Demokracia po vihet në risk

Gjetjet paraprake të Misionit Ndërkombëtar të OSBE-së për referendumin e 16 prillit në Turqi theksojnë se referendumi është zhvilluar në “një ambient të pabarabartë” ku dy anët kundërshtare në fushatë  “nuk kishin mundësi të barabarta”.
Në raport shkruhet se për shkak të gjendjes së jashtëzakonshme që u shpall pas grushtit të dështuar të shtetit në korrik 2016, “liritë themelore të njeriut, aq thelbësore për një proces demokratik, nuk u zbatuan”, ndërsa “shkarkimet nga detyra dhe arrestimet e mijëra qytetarëve kanë ndikuar negativisht në situatën politike”.
Fitorja në referendumin për ndryshimet kushtetuese i ka dhënë presidentit aktuar Erdogan kompetenca të gjera:

Duke sjellë ndryshime në sistemin e tanishëm parlamentar, duke shfuqizuar  kryeministrin dhe duke ja kaluar presidentit disa nga funksionet kryesore mbikëqyrësë të parlamentit, rritja e numrit të vende në parlament në 600 dhe fuqizimi i presidentit për emërimin e gjyqtarëve në nivele të larta të sistemit të drejtësisë.

Sipas Komisionit të Venecias, ndryshimet do ta transformojë Turqinë në një “regjim presidencial që i mungojnë kontrollet dhe balancat e nevojshme për të mbrojtur vendin nga kalimi në autokraci.” Komisioni ka paralajmëruar gjithashtu se “gjendja e tanishme e jashtëzakonshme nuk siguron ambienten e nevojshmë demokratik për mbajtjen e një referendumi kushtetues”.
Presidenti Erdogan menjëherë hodhi poshtë kritikat e OSBE-së, në një mënyrë që mund të duket e njohur për qytetarët shqiptare:

Është një organizatë e quajtur OSBE-së në Evropë. Tani ata janë duke  përgatitur një raport në mënyrën e vet në lidhje me zgjedhjet në Turqi. Ju duhet të dini vendin që meritoni! Ne as nuk do të dëgjojmë e as nuk do të merremi me raportet tuaja politike. Ne do të vazhdojmë në rrugën tonë!

Për më tepër, ai sugjeroi që të mbajë një referendum të dytë nëse Turqia duhet të vazhdojë negociatat e veta me BE-në:
Ata [Evropa] na kanë bërë të presim tek portat e BE-së për 54 vjet. Tani është koha që ne të ulemi e të flasim nëse duam të mbajmë një referendum edhe për këtë.
Vazhdo leximin
Kliko të komentosh

Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu

Përgjigju

MË TEPËR

Mix2 ditë më herët

Çfarë ndodh në organizëm nëse nuk hani sheqer për 10 ditë

Sheqeri ka një efekt shkatërrimtar në organizëm dhe nxit shfaqjen e shumë problemeve dhe sëmundjeve shëndetësore siç janë: diabeti i...

Mix2 ditë më herët

Faktori që ndikon në shtimin në peshë – Këshillat që ju duhen

Ushqyerja e keqe dhe shtimi në peshë janë pjesë e një cikli vicioz që rrezikon shëndetin jo vetëm të të...

Mix2 ditë më herët

Përfitimet e pafundme nga lëngu i mandarinës

Kjo është stina e mandarinave. Ky frut i shijshëm pak më i vogël se portokalli mund të hahet në formën...

Mix2 ditë më herët

Speci djegës – Si ta përdorni për shëndetin e zemrës

Speci i kuq djegës është përdorur prej mijëra vitesh kundër disa problemeve shëndetsore. Këtu përfshihet urthi, kllapia, sëmundjet e stomakut,...

Radar2 ditë më herët

-Hej, Siri, a mund të më gjesh një mik të besueshëm?

Nga Ornela Çuçi “Popujt zakonisht i këndojnë virtyteve që nuk i kanë” më tha kolegia ime nga Kosta Rika në...

Mix2 ditë më herët

Spotify publikon listën me këngët më të dëgjuara në historinë e saj

Aplikacioni muzikor Spotify ka ndarë një listë të 10 këngëve më të transmetuara në historinë e tij. Spotify është bërë...

Mix2 ditë më herët

Andrea Toska, 14-vjeçari shqiptar që u shpërblye nga Samsung pasi zbuloi defektin në softuerin e tyre

Andrea Toska është një 14-vjeçar shqiptar, i cili ka arritur të zbulojë një defekt në softuerin e telefonave celularë Samsung...

Mix2 ditë më herët

Qumështi i shtrydhur me pompë më pak i shëndetshëm sesa ushqyerja direkt nga gjiri?

Qumështi i gjirit i shtrydhur me pompë mund të mos jetë aq i shëndetshëm për fëmijët, sa qumështi i dhënë direkt nga...

Kioske2 ditë më herët

Nëse nevojën për politikanë të rinj opozitarë do ta kishte përmbushur PD …

Nga Indrit Vokshi Partitë e reja Lulëzuan sepse degradoi PD-ja. Në raport me to, Fevziu, Sandri, Carlo, Vjollca, Irfani, Ylli,...

Mix2 ditë më herët

Arsyeja absurde pse Mark Zuckerberg eliminoi fact checking nga Facebook

Lajmi për eliminimin e verifikimit të fakteve nga palët e treta nga rrjetet sociale Meta ka ngjallur jo pak komente...

Facebook