Kioske
Renditja e ushtrive të botës
“Global Firepower Index” ka bërë një renditje të ushtrive të 126 vendeve të botës, sipas fuqisë së tyre në njerëz dhe në armatim. Sikurse në çdo renditje të forcave të armatosura edhe këtu prin SHBA-ja dhe menjëherë pas saj vijnë Rusia dhe Kina.
Lista është bërë e bazuar në 40 faktorë të ndryshëm. Në disa faktorë renditja ndryshon. Për shembull, SHBA prin me numrin e aeroplanëve dhe me lartësinë e buxhetit ushtarak, ndërsa Rusia me numrin e tankeve, kurse Kina me numrin e ushtarëve.
Në Europë deri vonë Britania e Madhe ka qenë fuqia më e madhe ushtarake, ndërsa së fundi Franca i ka zënë vendin.
Gjermania zë vendin e nëntë në botë dhe të tretin në Europë për nga fuqia e ushtarake. Turqia e teta në botë.
SHBA ka më së shumti aeroplanë, 13.444, ndërsa Rusinë ka 3.547 aeroplan. Por Rusia ka më shumë tanke: 15.398, ndërsa SHBA: 8.848.
Një kuriozitet që e vë në pah kjo renditje është se tri vendet e Baltikut: Letonia, Estonia dhe Lituania, të marra së bashku kanë më pak aeroplanë se Shqipëria e cila, si e vetme, ka 22 aeroplanë.
Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu