Matilda Terpollari është koordinatore për mediat e LIBRA-s. Në një postim në faqen e saj zyrtare në Facebook ajo i është përgjigjur Elisa Spiropalit, e cila në një postim të djeshëm e cilësonte deputetin Ben Blushi “Shvejk”.
Shkruan Terpollari:
Ish kryedoganierja, ne vend te na pergjigjet c’lidhje ka me doganieret e arrestuar, ben biologen. Mos valle do jete ministre e ardhshme e Bujqesise pas fjalimeve per Skenderbeun? Te pakten shoqen Lenka, e bene ministre se vilte me te dyja duart. Rilindja ben ate qe vjedh me dy duar.
Statusi i djeshëm i Spiropalit:
O Blush, duket qartë që je një grenxë që s’ke haber nga bletët. Bletët mor Blush nuk kanë neuroreceptore (cnr) që t’i zërë pija apo tymi i barit, por ti Blush je bërë si Shvejku që thoshte ç’më duhet mua çfarë them unë. Kur them unë që ti Blush lexon vetëm librat e tu, njerëzia kujtojnë se e kam me talentin tënd letrar, për të cilin në fakt nuk kam ndonjë respekt. Sepse ti o Blush je një asshkrimtar aspolitikan, as nektar as bletë, po një dembel qe llafollogjis për të pickuar dynjanë si një grenxë që urren çdo bletë e çdo nektar. Mezi po pres të të shoh o Blush kur të shohësh se nuk të ha njeri as për libër as për libra në 18 qershor.
Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu