Kreu i PD, Lulzim Basha nuk e komentoi deklaratën e Sigmar Gabriel kundër bojkotit të Parlamentit dhe zgjedhjeve të 18 qershorit, por tha se e kishte njohur kryediplomatin gjerman me ato që i quajti fakte të pakundërshtueshme që çmontojnë propagandën e qeverisë.
“Takimi im me ministrin e Jashtëm gjerman zgjati goxha dhe gjatë këtij takimi e njoha atë me faktet dhe argumentet e pakundërshtueshme për gjendjen e krimit dhe drogës në vend, por edhe për reformën në drejtësi”- deklaroi në fund të takimit kreu i demokratëve, Lulzim Basha.
Ai tha se i bëri të qartë Gabriel-it që nuk është Partia Demokratike që po bllokon reformën në drejtësi dhe procesin e Vettingut.
Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu