”Tirana Gay (P)Ride, parada e 6-të me biçikleta kundër homofobisë dhe transfobisë do të zhvillohet më 13 Maj, ora 11:00, nisja nga Pallati i Kongreseve. Gjatë darkës do të organizohet një party për komunitetin LGBT.” Kështu nis edhe axhenda e Komunitetit LGBT e publikuar nga Kristi Pinderi.
Komuniteti LGBT në Shqipëri është i shqetësuar, pasi kërkon të realizojë Paradën Gay më 13 maj, duke i bërë një kërkesë publike PD-së që të lirojë bulevardin.
Opozita po proteston prej 58 ditësh, për një çështje serioze, siç janë zgjedhjet e lira dhe të ndershme, por me sa duket axhenda e përfaqësuesve të LGBT-së, Kristi Pinderit dhe Xheni Karajt u duket më e rëndësishme.
”Dy organizatat për LGBTI përfitojnë nga ky rast për t’i bërë thirrje Partisë Demokratike dhe aleatëve të saj që të krijojnë mundësinë që kjo paradë mos pengohet. Mesazhi i paradës, në fund të fundit, është mesazh për lirinë si edhe mesazhi i opozitës dhe për dinjitetin e individëve, pavarësisht orientimit seksual apo identitetit gjinor, mesazh që nuk ka pse të mos mirëpritet edhe nga opozita, madje edhe të mbështetet përmes pjesëmarrjes, ashtu siç aktivitete të tilla mbështeten në shumë vende të zhvilluara të botës.”, kërkon komuniteti LGBT.
Axhenda e Pinderit:
“Duke qenë se nuk është akoma e qartë se sa do të vazhdojë protesta e opozitës në bulevard, dy organizatat akoma nuk kanë vendosur për itinerarin final të paradës me biçikleta. Në rast se opozita do të ketë mirësinë që atë ditë të krijojë hapësirë në çadrën e vet të lirisë që pjesëmarrësit në paradë të kalojnë, atëherë nisja do të jetë nga Pallati i Kongreseve, përgjatë bulevardit Dëshmorët e Kombit, do të vazhdojë përgjatë lumit të Lanës deri te shkolla Vasil Shanto dhe në kthim do të kalohet mespërmes ish Bllokut dhe do të përfundojë te Presidenca.”
Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu