Mbi këtë numër, miqësitë në Facebook nuk janë të vërteta
Të gjithë e dimë që në FB mund të kesh edhe shokë që nuk i njeh fare. Ndoshta ju jeni shumë përzgjedhës dhe të vërtetë edhe në miqësitë në FB, megjithatë nëse keni më shumë sesa ky numër, sërish e keni tepruar. Kështu thotë studimi më i fundit i publikuar nga Social Netëorks.
Doni të dini me siguri, sa është ky numër. Vetëm 150 veta.
Sipas studimit, interaktiviteti me miqtë virtualë ndahet në rrathë të ndryshëm. Janë marrë në shqyrtim plot 130 mijë profile për të dalë në përfundimet për grupet e ndryshme të miqve.
Ata mund t’I ndash në 5 miq të ngushtë e të vërtetë dhe më pas në grupe prej 15, 50 dhe 150 vetash. Këtu mbaron mundësia që këto miqësi të kenë diçka të vërtetë, një farë komunikimi dhe interaktiviteti. Mbi këtë numër është e gjitha një hapësirë virtuale.
Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu