Dënohet për 1 rrënjë kanabisi: S’kam faj, mbiu vetë
Nuk duhet të kesh tonelata kanabisi, por mjafton qoftë edhe një rrënjë që të dënohesh si kultivues. Këtë e ka provuar Qeship Kaja, nga Kryevidhi i Kavajës. Ai është dënuar nga Gjykata e Kavajës, si kultivues i bimëve narkotike kanabis sativa.
Arsyeja është se atij i është gjetur nga policia në bahçen e tij një rrënjë kanabis sativa. Bima narkotike i kushtoi atij 5 ditë burg e më pas dënim me shërbim prove për 7 muaj.
Por 57 vjeçari këmbëngul se ai nuk është kultivues droge. Madje sipas tij bima mbiu vetë.
“Trafikant nuk jam, as kultivues droge. Nuk e pranoj akuzën sepse ajo bimë mbiu vetë. Nuk e apelova çështjen sepse nuk kisha gjendje ekonomike, me çfarë ta apeloja”, shprehet Kaja për Top Channel
Por gruaja e tij vuan dyfish edhe fjalët e fshatit.
“U turpëruam për këtë drejtësi. Të kishim bërë me të vërtetë hashash, të kishim bërë miliona nuk kisha këtë shtëpi me këto tjegulla”, thotë File Kaja. /Tiranapost.al/
Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu