Lidhu me ne

Temporal

Çfarë do të thotë “Veting”?

Po flitet shumë për reformën në drejtësi, vettingun, etj, por jo të gjithë e kuptojnë. Shumë madje..Një ekspert do të na ndihmojë të udhëtojmë në këtë hartë të komplikuar.. ç’është vettingu?
Nga Florion Kalaja
 
  • Çfarë do të thotë “Veting”?
Veting” apo “Vetingu” nuk është terminologji kushtetuese dhe as ligjore, por është një koncept i huazuar nga gjuha angleze për të përmbledhur me një fjalë një aspekt të posaçëm të procesit reformues të sistemit të drejtësisë, duke patur parasysh vetingun e bërë edhe në shtete të tjera europiane. Terminologjia kushtetuese dhe ligjore e konceptit “veting” është procesi i rivlerësimit kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve. E nëse nuk do të ishte bërë e udhës, e modës apo edhe instiktive përdorimi i kësaj fjale të huaj, duke u përdorur në vendin e saj togfjalëshi “rivlerësimi kalimtar i gjyqtarëve dhe i prokurorëve”, atëhere shumë persona nuk do të nxitoheshin në keqkuptimin e saj dhe të tjerët do të mundet të mos konfuzoheshin, pasi terminologjia origjinale kushtetuese dhe ligjore ka karakter të vetëshpjegues. Nëse që sot e tutje do të përpiqemi t’i biem pak gjatë dhe të jemi të saktë, sa herë duam të themi “vetingu” duhet të themi apo të kuptojmë “rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve”.
Nga vetë fjala rivlerësim mundet të kuptohet se ky proces ngrihet dhe zhvillohet me qëllim vlerësimin për së dyti të të gjithë gjyqtarëve dhe prokurorëve në detyrë nga organet që do të ngrihen nga e para. Mbiemri kalimtar tregon se organet e ngritura rishtazi për të bërë rivlerësimin do të jenë të përkohshme dhe se vlerësimi i tyre do të jetë vetëm një herë kundrajt subjekteve të vlerësuara. Më tej Kushtetuta ka parashikuar se rivlerësimi kalimtar do të bëhet për gjyqtarët e Gjykatës Kushtetuese, gjyqtarët e Gjykatës së Lartë, gjyqtarët e gjykatave të apelit, gjyqtarët e gjykatave të shkallës së parë, të gjithë prokurorëve, inspektorët e Këshillit të Lartë të Drejtësisë, këshilltarët e Prokurorisë së Përgjithshëm, të Gjykatës së Lartë dhe të Gjykatës Kushtetuese, ishgjyqtarët dhe ishprokurorët që kërkojnë të emërohen sërisht gjyqtarë apo prokurorë.
Qëllimi i rivlerësimit kalimtar të të gjithë gjyqtarëve dhe prokurorëve është të garantohet funksionimi i shtetit të së drejtës, pavarësia e sistemit të drejtësisë dhe të rikthehet besimi i publikut tek institucionet e drejtësisë. Për këtë qëllim është ndryshuar Kushtetuta, duke parashikuar një pjesë të posaçme të quajtur “Aneks”, e cila do të jetë në fuqi deri në marrjen formë të prerë të vendimit të fundit për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve. Në këtë moment Kuvendi do të duhet të vendosë shfuqizimin e “Aneksit” të Kushtetutës.
  • Çfarë do të rivlerësohet në mënyrë kalimtare?
Rivlerësimi kalimtar i gjyqtarëve dhe prokurorëve është konceptuar të realizohet në tre drejtime. Paralelisht organet e rivlerësimit kalimtar do të kontrollojnë ligjshmërinë e krijimit të pasurisë, integritetin e figurës morale dhe aftësitë profesionale të subjekteve që do t’i nënshtrohen rivlerësimit. Për këtë qëllim të gjithë subjektet, që do t’i nënshtrohen rivlerësimit, kanë detyrimin ligjor të vetëdeklarojnë pasurinë, do të vetëdeklarojnë të dhënat mbi fugurën e tyre që mbulon periudhën 01.01.2012 e deri në ditën e deklarimit dhe do të vetëdeklarojnë të dhënat që kanë të bëjnë me aftësinë e tyre për të gjykuar, hetuar, organizuar punën etj. të kësaj natyre.
Kushtetuta ka parashikuar se, gjatë periudhës së rivlerësimit kalimtar, nëse konkludohet nga organet e rivlerësimit se subjekti i kontrolluar ka një pasuri më të madhe se sa dyfishi i pasurisë së ligjshme, ai do të prezumohet fajtor dhe barra e provës për të provuar ligjshmërinë e pasurisë do t’i kalojë atij. Më tej nëse do të konstatohet se deklarata e pasurisë nuk është dorëzuar, nuk është dorëzuar në kohë, ka fshehje të pasurisë, ka pasaktësi në deklarimin e pasurive në pronësi, posedim apo në përdorim, apo nuk provohet ligjshmëria e pasurisë nga subjekti i kontrolluar, atëhere konsiderohet se ai është fajtor për shkelje disiplinore dhe për rrjedhojë organet e rivlerësimit vendosin ta shkarkojnë nga detyra.
Nëse gjatë rivlerësimit organet kompetente konstatojnë se subjektet e kontrolluara kanë kontakte të papërshtatshme me persona të përfshirë në krimin e organizuar, dhe në të njëjtën kohë subjekti i kontrolluar nuk provon dot se kontakti nuk është i përshtatshëm, atëhere konsiderohet se subjekti i kontrolluar ka kryer shkelje disiplinore dhe për këtë arsye organet kompetente vendosin shkarkimin e tij/saj nga detyra.
Nëse gjatë rivlerësimit organet kompetente do të konkludojnë se subjekti i kontrolluar ka njohuri, aftësi, gjykim ose sjellje të cekëta, ose nëse konstatohet se ka një mënyrë pune që nuk pajtohet me pozicionin e tij/saj, atëhere konkludohet se subjekti është i paaftë për të ushtruar detyrën dhe në varësi të shkallës së paaftësisë profesionale mundet të vendoset pezullimi nga detyra dhe detyrimi për të ndjekur programin e edukimit pranë Shkollës së Magjistraturës, ose shkarkimin e tij nga detyra./Konica.al
Vazhdo leximin
Kliko të komentosh

Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu

Përgjigju

MË TEPËR

Mix1 orë më herët

Çfarë ndodh në organizëm nëse nuk hani sheqer për 10 ditë

Sheqeri ka një efekt shkatërrimtar në organizëm dhe nxit shfaqjen e shumë problemeve dhe sëmundjeve shëndetësore siç janë: diabeti i...

Mix1 orë më herët

Faktori që ndikon në shtimin në peshë – Këshillat që ju duhen

Ushqyerja e keqe dhe shtimi në peshë janë pjesë e një cikli vicioz që rrezikon shëndetin jo vetëm të të...

Mix1 orë më herët

Përfitimet e pafundme nga lëngu i mandarinës

Kjo është stina e mandarinave. Ky frut i shijshëm pak më i vogël se portokalli mund të hahet në formën...

Mix1 orë më herët

Speci djegës – Si ta përdorni për shëndetin e zemrës

Speci i kuq djegës është përdorur prej mijëra vitesh kundër disa problemeve shëndetsore. Këtu përfshihet urthi, kllapia, sëmundjet e stomakut,...

Radar2 orë më herët

-Hej, Siri, a mund të më gjesh një mik të besueshëm?

Nga Ornela Çuçi “Popujt zakonisht i këndojnë virtyteve që nuk i kanë” më tha kolegia ime nga Kosta Rika në...

Mix2 orë më herët

Spotify publikon listën me këngët më të dëgjuara në historinë e saj

Aplikacioni muzikor Spotify ka ndarë një listë të 10 këngëve më të transmetuara në historinë e tij. Spotify është bërë...

Mix3 orë më herët

Andrea Toska, 14-vjeçari shqiptar që u shpërblye nga Samsung pasi zbuloi defektin në softuerin e tyre

Andrea Toska është një 14-vjeçar shqiptar, i cili ka arritur të zbulojë një defekt në softuerin e telefonave celularë Samsung...

Mix3 orë më herët

Qumështi i shtrydhur me pompë më pak i shëndetshëm sesa ushqyerja direkt nga gjiri?

Qumështi i gjirit i shtrydhur me pompë mund të mos jetë aq i shëndetshëm për fëmijët, sa qumështi i dhënë direkt nga...

Kioske3 orë më herët

Nëse nevojën për politikanë të rinj opozitarë do ta kishte përmbushur PD …

Nga Indrit Vokshi Partitë e reja Lulëzuan sepse degradoi PD-ja. Në raport me to, Fevziu, Sandri, Carlo, Vjollca, Irfani, Ylli,...

Mix4 orë më herët

Arsyeja absurde pse Mark Zuckerberg eliminoi fact checking nga Facebook

Lajmi për eliminimin e verifikimit të fakteve nga palët e treta nga rrjetet sociale Meta ka ngjallur jo pak komente...

Facebook