Aktualitet
Pas takimit Rama-Meta, reagon Basha
Pak minuta nga vendimi i koalicionit PS-LSI për t’iu drejtuar Partive Popullore Europiane për të asistuar në një dialog me opozitën, për të zgjidhur krizën politike, kryetari i PD-së kthen përgjigje nga çadra e protestës.
“Meqë PS e LSI i paskan zgjidhur punët me njëri-tjetrin dhe paskan dalë me platformë që do i kërkojnë PPE-së të ndihmojë negociatat, po ju them kërkojeni ku të doni, por pa qeveri teknike nuk ka zgjedhje në Shqipëri. Kështu që, sa më shumë kohë i vidhni shqiptarëve aq më e rëndë do të jetë fatura për vendin, por ju siguroj nga thellësia e shpirtit se do të bëj gjithçka që pjesën kryesore të kësaj fature ta paguani ju, përgjegjësit e kësaj situate”- është përgjigjur Basha.
Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu