Të vendosura mbi lumin e Zagorisë në krahinën me të njëjtin emër në Gjirokastër, urat historike të Hoshtevës dhe Nivanit janë dëshmia më e shkëlqyer e një periudhe të artë ndërtimesh. Urat e Zagorisë janë monumente të kulturës që jetojnë edhe sot pas 200 vitesh. Ali Pashë Tepelena, sipas gojëdhënës popullore, i dhuroi Zagorisë urat e famshme të Nivanit dhe Hoshtevës.
Strukturat, që përtej gojëdhënës mbartin gjithë hiret arkitektonike të periudhës, janë dëshmitare shekullore të rrugëtimeve të karvaneve të tregtarëve. Ato i dhanë jetë në fillim të shek.XIX komunikimit jo vetëm tregtar, por edhe shpirtëror mes Gjirokastrës dhe Përmetit.
E ndërtuar me një qemer guri të dyfishtë, ura e Hoshtevës ofron një prej peizazheve më mahnitëse mbi lumin e Zagorisë. Ura e Nivanit përfaqëson një strukturë më komplekse me 2 harqe guri. Të dyja urat janë të mbuluara me kalldrëm.
Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu