Me datë 14 prill të vitit 1912, pak para mesnatës që shënonte kalimin në 15 prill, ndodhi tragjedia që vazhdon edhe sot të kujtohet pavarësisht se ka kaluar një shekull.
“Titanic”, anija më e madhe në atë kohë, goditi një ajsberg të madh dhe më pas u fundos në Oqeanin Atlantik. Më shumë se 1500 njerëz mbetën të vdekur, ndërsa në anije ndodheshin gjithsej 2200 pasagjerë të ndarë në klase të ndryshme, nga të pasurit deri tek më të varfrit. 700 persona ishin të mbijetuarit, kryesisht gra dhe fëmijë.
“Titanic” peshonte më shumë se 46 mijë ton dhe asokohe konsiderohej si anija më e madhe në botë për pasagjerë. Për ndërtimin e saj u shpenzuan 7.5 milionë dollarë, por sot do të kushtonte plot 400 milionë dollarë me vlerën aktuale të dollarit.
Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu