Shqiptarët flasin mesatarisht 171 minuta në muaj me telefonin e tyre celular.
Sipas të dhënave nga Autoriteti i Komunikimeve Elektronike dhe Postare, në tremujorin e fundit të vitit të kaluar përdorimi mesatar i telefonit celular për thirrje u rrit me 8.3% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.
Ndërsa, thirrjet brenda rrjetit përbëjnë më pak se 57% të totalit, nga 68% që zinin në tremujorin e fundit të vitit 2015.
Për shkak të mënyrave alternative të komunikimit, të mbështetura te interneti, si WhatsApp apo Viber, konsumatorët e kanë zëvendësuar mesazhet e dërguara direkt nga rrjetet.
Rritja e vërtetë në shërbimet e lëvizshme po vjen pikërisht nga interneti me brez të gjerë, që numëron afro 1.7 milionë përdorues
Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu