Sylvester Stallone po padit një kompani filmi Warner Bross mbi fitimet pasi ai thotë se kompania i ka borxh atij që nga filmi Demolition Man në 1993. Stallone thotë se me Demolition Man ai ka fituar të paktën 125 milion dollar dhe nën marrëveshjen e tij me studion, ai ka të drejtë që të marrë të paktën 15% të kësaj.
Padia e tij thotë se “Studiot Kinematografie janë tejet të babëzitura” dhe Ëarner i ka mbajtur para prej vitesh pa asnjë justifikim. Warner Bros nuk ka komentuar mbi veprimin juridik të Stallone.
Në padinë, e cila ishte ngritur në Gjykatën e Los Angeles, ylli është duke kërkuar një llogaritje të plotë të të ardhurave të filmit, përveç interesit dhe dëmeve. Stallone luajti në Demolition Man bashku me Ëesley Snipes. Ata kanë luajtur një polic dhe një kriminel.
Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu