Lidhu me ne

Mix

Të shkosh në Pazar është edhe moda


BeFunky Collage

Kush nuk e ka një foto pazari nga të gjithë ata që kanë vizituar qoftë edhe një qytet jashtë Shqipërisë? Po nuk e pate, zëre se nuk ka dalë hiç “jashtë shtetit”. Dyqanet e vockla ku shiten çingërrima, birraritë me muzikë live, kafenetë në shesh, ëmbëltoret dhe stendat e fruta perimeve janë po aq tërheqëse sa edhe butikët me xhama fafuritës të çdo qyteti që mund të keni vizituar e që tani mund t’i gjeni edhe në kryeqytet. Zona e Pazarit të Ri është destinacioni më “in” i Tiranës dhe të bësh foto aty është moda më e re. Aq sa po eklipson edhe ish-Bllokun e famshëm. Ngaqë Pazarin e Ri mund ta shfrytëzosh për aq shumë gjëra. Për shembull:

 

landi hysa

Për të promovuar jetën e shëndetshme
Nga e cila Landi Hysa nuk ka ndër mend të heqë dorë dhe e këshillon me aq forcë. Fotoja e radhës në Instagramin e tij, i ka të gjitha në një: frutat dhe perimet e freskëta, biçikletën dhe sigurisht Landin, që është shembulli i përkryer i jetës së gjelbër.

 

rea

Për të gjetur objekte të vjetra e të veçanta
Si Rea Xhillari, vajza e Linda Ramës, që ka shfrytëzuar paraditen me diell për të bërë një shëtitje në tezgat e Pazarit të Ri, ku mund të gjesh objekte të veçanta dhe origjinale për veten e shtëpinë, pa shpenzuar shumë para.

 

 

marigona

Për të bërë foto fashion
Syrit të një blogereje si Marigona Nila nuk i shpëton një stendë mbushur plot me perime të freskëta me ngjyra. Jo vetëm për t’i blerë. Por edhe për t’i shfrytëzuar për foto. Siç kanë bërë para saj firma të mëdha si Moschino e Dolce & Gabbana: të pozosh pranë frutave e perimeve është fashion dhe pikë.

 

joleza

Për të lënë një takim
Me miqtë ose me partnerin ose me të dy palët bashkë. Si Joleza Koka, që pikëtakimin e radhës me grupin e miqve dhe me të dashurin e ka lënë pikërisht në zonën e Pazarit të Ri. Aty ka kafene të lezetshme ku biseda shijon si jo më mirë.

 

anjeza 1

anjeza lule

Për të realizuar shkrimin e radhës
Blogi i Anjeza Majës ka pikërisht këtë mision: të na bëhet guidë në destinacione të reja, kur mund të gjesh pjata të veçanta e të shijosh gatime të reja. Restorantet e rinj të Pazarit të Ri ishin propozimi i radhës i Anjezës.

 

ajola erion

Për të bërë një shëtitje
Është kulm pranvere. Kur më shumë se tani mbrëmjet shijojnë më shumë? E kur më shumë se tani mund të shijosh bisedat pas punës me partnerin, në një cep të qetë e të këndshëm? Erion Veliaj dhe Ajola Xoxa kanë bërë ekzakt të njëjtën gjë, para se të mbrëmja e vonë t’i gjejë në shtëpi.

 

fani

Për te realizuar shërbimin fotografik të radhës
Sidomos fotografët janë në gjuajtje në vendeve të reja dhe sfondeve të veçanta për të realizuar shërbimet fotografike. Fotografi Fani Aliko e ka gjetur cepin që e ka frymëzuar dhe është i qetë se fotot e radhës do dalin si jo më mirë.

 

venera lumani

Për të kënduar
Meqë në Pazarin e Ri po organizohen gjithnjë e më shumë aktivitete, ky është edhe destinacioni i ri i këngëtarëve. Venera Lumani është duke kënduar live dhe duke shijuar publikun në zonën më të re të Tiranës.

 

stela plaka

Për të shfrytëzuar sfondin
Sepse kështu fotot dalin edhe më të bukura. Dhe fashionista Stela Plaka, që është përherë në gjuajtje të cepave të bukur foto, sapo e ka gjetur një, së bashku me mikeshën e saj.

Vazhdo leximin
Kliko të komentosh

Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu

Përgjigju

MË TEPËR

Mix2 ditë më herët

Anita Haradinaj nuk mban dot lotët: Kam kaluar 3 aborte të vështira!

Bashkëshortja e Ramush Haradinaj, Anita ishte e ftuar në podcastin e Orinda Hutës “Mam”, ku beri disa rrefime te patreguara...

Mix2 ditë më herët

Nudo dhe seksi, Belen Rodriguez publikon FOTOT HOT në vaskë

Belen Rodriguez ka publikuar foto nudo në vaskën e shtëpisë së saj të re. Bukuroshja argjentinase shfaqet provokuese dhe e...

Mix2 ditë më herët

Sa para do të përfitojë Donald Trump nga mandati i tij i dytë?

Shkruar nga Jill Filipovic Trump kaloi 1 nga çdo 3 ditë të 3 viteve të tij të para në detyrë...

Radar3 ditë më herët

Stresi i indinjuar me karikaturën e Sokol Ballës në zyrë

Reperi Stresi ka reaguar ashpër ditën e sotme ndaj gazetarit Sokol Balla. Ai ka ripostuar në ‘story’ në Instagram një...

Mix3 ditë më herët

Victoria Beckham reagon pas aludimeve për ndërhyrje në hundë

Victoria Beckham ka reaguar ndaj thashethemeve të vazhdueshme për ndërhyrje kirurgjikale në hundën e saj. Gjatë një interviste në ‘Today...

Kryesore3 ditë më herët

Noka reagon pas sherrit me Agron Shehajn: Ai është ushtar i “Rilindjes”

Flamur Noka ka reaguar për sherrin që ka pasur me Agron Shehajn në foltoren e Kuvendit. Noka e shtyu me...

Mix3 ditë më herët

Çfarë kanë të përbashkët migrena dhe endometrioza?

Sa herë që përmendet fjala “migrenë” apo “endometriozë,” shumica e njerëzve mendojnë për dy probleme të veçanta. Por ja ku...

Sport3 ditë më herët

Si Carlo Ancelotti shkroi historinë me Real Madrid

Carlo Ancelotti Carlo Ancelotti vazhdon të bëjë histori me Real Madridin. Trajneri italian është bërë trajneri me më shumë tituj...

Mix3 ditë më herët

”Televizioni po shkon drejt llumit” – Alketa Vejsiu ‘përballet’ me Dalina Buzin: Po ‘Andale’ yt çfarë është?

Në podcastin e Alketa Vejsiut, Dalina Buzi, producente dhe një figurë e njohur e televizionit shqiptar, ka dhënë mendimin e...

Mix4 ditë më herët

Syzet inteligjente Ray-Ban Meta tani përkthejnë në kohë reale

Lajme nga Meta për syzet e saj inteligjente. Kompania e Mark Zuckerberg në fakt ka njoftuar se Ray-Ban Meta është...

Facebook