Në jetëshkrimin e publikuar këtu: http://www.tirana.al/kryetari-i-bashkise/thuhet se “ka ndjekur studimet e larta në ShBA, ku është diplomuar për “Shkenca Politike” në Grand Valley State University, Michigan”. Mashtruesi thotë kam “ndjekur studimet e larta” dhe jo që kam bërë vetëm dy vite “Major”, të cilat, përmes mënyrës së të shkruarit, rreket t’i shesë si Bachelor. Pikërisht, në webfaqen e Grand Valley State University, ku mashtron se ka “ndjekur studimet e larta”, – që sipas Fikut na i paska kryer, – thuhet se në vitin 2002 ka mbaruar një MAJOR NË SHKENCA POLITIKE. Kushdo, lehtësisht mund të kontrollojë faqen e GVSU-së: http://www.gvsu.edu/polisci/module-spotlight-view.htm…
Ç’është Major, për ata që s’e dinë?
“Major” (Madhor) është një kurs 2-vjeçar që shërben vetëm për të përcaktuar drejtimin e studimeve Bachelor që do të ndjekësh. Bachelori në Amerikë, në përputhje me sistemin arsimor të atij vendi, kërkon 120 kredite, kurse një Major kërkon 30-60 kredite, në varësi të Universitetit ku e kryen. Ky e ka kryer me vetëm 30-35 kredite, pasi ka shlyer vetëm 13 kurse. Çdokush që ka kërshëri mund të gjejë këtu shpjegime mbi Major-in: http://classroom.synonym.com/explanation-major-minor-colleg…
Bachelorin del qartë nga webfaqja e GVSU-së që s’e ka kryer. Po masterin në Universitetin e Saseks, Mbretëri e Bashkuar, si e ka kryer Eunuk Fiku, pa mbaruar Bachelorin? Janë të lutur të gjithë të japin mendimin e tyre në këtë pikë.
Për ta ndriçuar edhe pak më shumë mashtrimin shërben fakti se çdo student që mbaron jashtë vendit duhet të njësojë diplomën, përpara se ajo të ketë vlerë në Shqipëri. Në webfaqen e MAS nuk figuron emri i Fikut tek listat e atyre që u është njësuar diploma. Përse vallë? Mos ndoshta, nga që punon “shumë”, s’ka pasur kohë të rregullojë as dokumentet e veta? http://www.arsimi.gov.al/…/un…/njehsimi-i-diplomave-te-huaja
Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu