Aktualitet
Rusia, SHBA të mos përsërisë sulmin në Siri
Sekretari amerikan i shtetit Rex Tillerson është takuar me homologun e tij rus Sergey Lavrov, i cili i ka kërkuar Shteteve të Bashkuara që të mos përsërisë sulmet në Siri. Nga ana tjetër Tillerson, duke kërkuar një komunikim më të hapur mes dy vendeve, i kërkoi Kremlinit të mos mbështesë më presidentin sirian Assad.
“Është e rëndësishme që të mos lejojmë përsëritjen e sulmeve amerikane në Siri pasi janë të paligjshme”- ka deklaruar ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov gjatë takimit me Sekretarin amerikan të shtetit Rex Tillerson në Moskë.
Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu