Lidhu me ne

Aktualitet

Përgjigje për zotin Henri Çili

Po ju përgjigjem për kërkesën tuaj drejtuar publikisht nëpërmjet shtypit, lidhur me një dosje hetimore zbuluar pjesërisht kohët e fundit, ku përmendet emri im. Ju shfaqni mendimin se do të ishte mirë që, i bazuar në ligjet e sotme, unë si shkrimtar, të kërkoja hapjen e kësaj dosjeje të fshehtë, për t’i dhënë mundësi shtypit shqiptar që, në kuadër të debatit për arkivat e fshehta të mund të merrej me të.
Të vërtetat e mbuluara të jetës letrare janë pjesë përbërëse e atij terri të përgjithshëm, për të cilin tirania e rrëzuar komuniste ka bërë çmos që të mos sqarohet asnjëherë. Nisur nga kjo, kërkesa juaj jo vetëm nuk më bezdis, por ju jam mirënjohës për të. Zbulimi i së vërtetës për diktaturën komuniste është i domosdoshëm sot, madje i vonuar.
Shumë vite më parë kam qenë një ndër të parët që e kam kërkuar publikisht një gjë të tillë, jo për vete, jo vetëm për shkrimtarët, por për gjithkënd. Për fat të keq, kërkesa përveçse nuk është dëgjuar, ka shkaktuar nervozizëm të dukshëm. Sot, pas më shumë se një çerek shekulli, ky lloj nervozizmi, arsyet e të cilit mund të merren me mend, vazhdon.
Dosja për të cilën ju flisni, duke patur në thelb një ngjarje disi të rrallë, rastin e familjes Lubonja at e bir, ku i biri ka bërë shkaktar të atin për “mendimet e gabuara”, që po e çonin drejt burgut, në një pamje të parë mund të duket si dramë brenda familjes, në të cilën e drejta për t’u përzier është vetvetiu e kufizuar. Ndërkaq në tekstin e hetuesisë, përveç dy personazheve, figuron një i tretë, shkrimtari I. Kadare, çka besoj se përbën edhe arsyen për të cilën më jeni drejtuar.
Shkrimtari Kadare përmendet në një kontekst krejtësisht dëmtues për të. E zezë mbi të bardhë deklarohet prej Fatos Lubonjës se i ati, Todi Lubonja, ai që ka shkaktuar çoroditjen politike të të birit, ndikohej shumë nga ky shkrimtar.
Askush nuk mund të hiqet si naiv e të mos pranojë se jemi përpara një denoncimi të mirëfilltë politik, aq më tepër që ngjarja po ndodh në sfondin e zbulimit të “një grupi armiqësor në kulturë”.
Ajo që më është dukur më shqetësuese në këtë histori, është një farë tolerance ndaj denoncimit dhe denoncuesve, që vihet re kohët e fundit, në raste si ky. S’kam qenë dhe s’jam aq i painformuar sa të kem besuar se mund të rrezikohesha nga “denoncime” kaq të thjeshta si ky, në krahasim me llahtarët që më kanë parë sytë, siç ka qenë dosja Ziçishti e vitit e 1982, e njohur dhe e botuar tashmë, ku akuzohesha si komplotist kundër shtetit.
Nga ana tjetër, e kam ditur dhe përfytyruar ferrin e hetuesisë komuniste, dhe të dyja këto kushtëzime do të kishin mjaftuar plotësisht për të mos ia kujtuar kurrë Lubonjës incidentin e dikurshëm. Ndërkaq më duhet të pohoj se ka diçka në këtë histori që as e harroj dhe as nuk e fal: qëndrimin e Lubonjës pas rënies së komunizmit. Në vend të një vrasje sado të thjeshtë ndërgjegjeje, siç ndodh në raste të tilla, ky njeri tregoi një dashakeqësi të papërfytyrueshme, shoqëruar me akuza makabre ndaj meje si shovinist shqiptaromadh, racist anti-serb (gjuha serbe- një jevgë përballë zonjës së rëndë shqipe) e të tjera si këto. Duke mos u mjaftuar me hapësirën shqiptare e duke abuzuar me statusin e tij si ish i burgosur politik, ai u përpoq t’i shpërndante këto shpifje në shtypin botëror, për ta dëmtuar sa më fort shkrimtarin në sytë e gjithë botës.
Më lejoni që pa u zgjatur me këtë histori të shëmtuar, t’ju falenderoj edhe një herë për letrën tuaj. Ju bëj të ditur ndërkaq se unë e kam kërkuar që prej dy javësh hapjen e dosjes sime, pa vënë asnjë kusht e asnjë kufizim për asgjë.
Përshëndetje,
Ismail Kadare
Paris, 12 prill 2017
Vazhdo leximin
Kliko të komentosh

Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu

Përgjigju

MË TEPËR

Mix2 ditë më herët

Çfarë ndodh në organizëm nëse nuk hani sheqer për 10 ditë

Sheqeri ka një efekt shkatërrimtar në organizëm dhe nxit shfaqjen e shumë problemeve dhe sëmundjeve shëndetësore siç janë: diabeti i...

Mix2 ditë më herët

Faktori që ndikon në shtimin në peshë – Këshillat që ju duhen

Ushqyerja e keqe dhe shtimi në peshë janë pjesë e një cikli vicioz që rrezikon shëndetin jo vetëm të të...

Mix2 ditë më herët

Përfitimet e pafundme nga lëngu i mandarinës

Kjo është stina e mandarinave. Ky frut i shijshëm pak më i vogël se portokalli mund të hahet në formën...

Mix2 ditë më herët

Speci djegës – Si ta përdorni për shëndetin e zemrës

Speci i kuq djegës është përdorur prej mijëra vitesh kundër disa problemeve shëndetsore. Këtu përfshihet urthi, kllapia, sëmundjet e stomakut,...

Radar2 ditë më herët

-Hej, Siri, a mund të më gjesh një mik të besueshëm?

Nga Ornela Çuçi “Popujt zakonisht i këndojnë virtyteve që nuk i kanë” më tha kolegia ime nga Kosta Rika në...

Mix2 ditë më herët

Spotify publikon listën me këngët më të dëgjuara në historinë e saj

Aplikacioni muzikor Spotify ka ndarë një listë të 10 këngëve më të transmetuara në historinë e tij. Spotify është bërë...

Mix2 ditë më herët

Andrea Toska, 14-vjeçari shqiptar që u shpërblye nga Samsung pasi zbuloi defektin në softuerin e tyre

Andrea Toska është një 14-vjeçar shqiptar, i cili ka arritur të zbulojë një defekt në softuerin e telefonave celularë Samsung...

Mix2 ditë më herët

Qumështi i shtrydhur me pompë më pak i shëndetshëm sesa ushqyerja direkt nga gjiri?

Qumështi i gjirit i shtrydhur me pompë mund të mos jetë aq i shëndetshëm për fëmijët, sa qumështi i dhënë direkt nga...

Kioske2 ditë më herët

Nëse nevojën për politikanë të rinj opozitarë do ta kishte përmbushur PD …

Nga Indrit Vokshi Partitë e reja Lulëzuan sepse degradoi PD-ja. Në raport me to, Fevziu, Sandri, Carlo, Vjollca, Irfani, Ylli,...

Mix2 ditë më herët

Arsyeja absurde pse Mark Zuckerberg eliminoi fact checking nga Facebook

Lajmi për eliminimin e verifikimit të fakteve nga palët e treta nga rrjetet sociale Meta ka ngjallur jo pak komente...

Facebook