Lidhu me ne

Temporal

Europa ime: Treni ecën përpara – Ani Wilms

Në rrethin e të njohurve të mi kohët e fundit vërej shumë lëvizje e shqetësim. Shumica gjenden përpara dilemash të mëdha që diktojnë ndryshime rrënjësore në jetët e tyre: zhvendosje, ndarje, takime e ritakime. Po ndodh një thellim i ndërgjegjësimit – zbulime e gjetje të papritura bëjnë të mundur hapa të guximshëm që deri dje as që mund të mendoheshin.
Për mua ka një ndërthurje të pamohueshme midis trazirave në jetën private dhe atyre në skenën politike e shoqërore. Pyetjet e mëdha që lindin tek kjo e fundit ndikojnë në mënyrë të drejtpërdrejtë jetët e njerëzve. Së pari pyetja, ç’është atdheu për mua? Ku i kam rrënjët? Kush më përkujdes e kush më mbron? Së dyti pyetja, cili është identiteti im? Kush jam unë, e çfarë më bën të veçantë? Ku është vendi im në këtë botë?
Këto janë pyetje ekzistenciale, që papritur po na bëhen të gjitha njëherësh. Diçka po na mësyn, diçka e padëshiruar dhe e palejuar. Është një forcë e verbër mbi kokat tona, që s’do t’ja dijë për mbarëvajtjen e për fatet tona individuale. Dhe sigurisht që shkakton frikë e turbullim të thellë. Pa ndjesinë e të qenurit të rrënjosur diku në tokë, jemi të humbur në hapësirë. Pa identitet të konturuar qartë jeta s’ka kuptim e shije. Kudo ka nervozizëm, toleranca po bëhet e vështirë.
Katastrofë apo kapërcim?
Këto pyetje po e sfidojnë Europën. Shtetet kombëtare po shkrihen pak nga pak, kufijtë po mjegullohen, ndjenja e atdheut dhe identitetet po shpërbëhen – siç thuhet, për hir të një qëllimi më të lartë: Europën e Bashkuar. Por cila do të jetë trajta e saj konkrete, si do të ndjehemi aty, në ç’mënyrë do të ndikohen prej saj jetët tona vetjake, kjo ende s’dihet. Çka shihet ndërkaq me sy, është një zmadhim dhe ndërlikim i pamatë i botës. A mos do të jetë ai dërrmues për ne? Dhe mbi të gjitha, a mos e kemi të gjithë fajin vetë? Fakt është se kemi dekada që punojmë për projektin e Europës së Bashkuar. Arsyet e themelimit të saj nuk i kemi harruar – ato ishin dhe vazhdojnë të jenë ekzistenciale: paqja dhe prosperiteti ndëreuropian. Por tani kemi arritur në një pikë, ku përparimi i mëtejshëm i këtij procesi po na duket kërcënues për ndjenjat atdhetare dhe identitetet tona.
Kjo frikë është e përligjur, sepse kujtesa kolektive i ruan katastrofat historike për një kohë mjaft të gjatë. Njëkohësisht historia ka dhënë mjaft shembuj, kur kapërcimet e mëdha shoqërore e teknologjike kanë dalë me sukses. Kujtesa kolektive i ruan pra të dyja: si gjurmët e katastrofave ashtu edhe ato të suksesit.
Këta kanë qenë muaj dhe vite të vështirë, plot tension e pasiguri. Por zhvillimet e javëve të fundit po tregojnë qartë se dyshimet dhe zhgënjimi i europianëve nuk ngrenë aq peshë sa ankthi, se mos Europa e Bashkuar shpartallohet. Sipas të gjitha gjasave kjo nuk është kohë katastrofash. Kjo është një kohe sprove, që po nxjerr në shesh gjithë pamjaftueshmëritë dhe gabimet e bëra deri tani.
Lokomotiva drejt së ardhmes
Dalngadalë Europa po e merr veten nga shoku. Po ndërmerren ndërkaq korrigjimet e nevojshme në kursin e saj. Çështjet lokale do t’u rikthehen kompetencës së administratave lokale. Po çështja e identitetit? Siç thotë Papa Françesku, “Europa do ta gjejë shpresën kur të hapet ndaj së ardhmes”. Dhe bartësja e së ardhmes është rinia – e cila e ka tashmë një identitet europian.
Edukimi i rinisë në shpirtin europian ishte në dekadat e fundit qëllimi ynë i shpallur. Këtij qëllimi ia kemi arritur. Tani është rinia ajo, që mund të shërbejë si model e si lokomotivë për gjithë shoqërinë – me zjarrin e saj, entuziazmin, ambicjen dhe dëshirën për shpëtuar botën. Rinia e sotshme është gjenerata e internetit, janë digital natives. Për ta është normale ta ndjejnë veten antarë të një familjeje të madhe virtuale, përtej asaj të afërt e të prekshme biologjike. Interneti dhe liria e udhëtimit e kanë mundësuar këtë gjë.
Teknologjia e informacionit po shndërrohet në një pasqyrë gjithnjë e më të plotë e më të saktë të ligjeve kozmike. Megjithëse bart mjaft rreziqe, asaj i takon e ardhmja – së bashku me fizikën kuantike dhe atë bërthamore, astronautikën, mjekësinë integrale, psikologjinë e thellë dhe gjenetikën. Pasigurinë që shkaktojnë teknologjitë e reja mund ta luftojmë vetëm me iluminizëm radikal. Është dijenia e saktë mbi rendin e lartë kozmik ajo që i jep njeriut ndjesinë e të qenurit pjesë e një plani gjenial, kuptimplotë. Kështu bëhet e mundur zhvendosja e ndjenjës atdhetare dhe identitetit kombëtar në rrafshin e mëtejshëm, më të lartë.
Vështruar nga ky kënd, ngjarjet e kohëve të fundit duken krejt të logjikshme: kthimi në padije dhe paragjykim nuk është i mundur, përveçse me dhunë. Unë jam rritur në një diktaturë dhe kam parë me sytë e mi sesi dhuna e mbyt zhvillimin shoqëror. Por Europa është tepër e përparuar për këtë – ajo është një kontinent i dijes dhe urtësisë, i parashikuar për një rol të veçantë në familjen e njerëzimit. Europa meriton respekt, besim, mbështetje, dhe gjithë dhembshurinë tonë.
Vazhdo leximin
Kliko të komentosh

Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu

Përgjigju

MË TEPËR

Mix1 orë më herët

Çfarë ndodh në organizëm nëse nuk hani sheqer për 10 ditë

Sheqeri ka një efekt shkatërrimtar në organizëm dhe nxit shfaqjen e shumë problemeve dhe sëmundjeve shëndetësore siç janë: diabeti i...

Mix1 orë më herët

Faktori që ndikon në shtimin në peshë – Këshillat që ju duhen

Ushqyerja e keqe dhe shtimi në peshë janë pjesë e një cikli vicioz që rrezikon shëndetin jo vetëm të të...

Mix1 orë më herët

Përfitimet e pafundme nga lëngu i mandarinës

Kjo është stina e mandarinave. Ky frut i shijshëm pak më i vogël se portokalli mund të hahet në formën...

Mix1 orë më herët

Speci djegës – Si ta përdorni për shëndetin e zemrës

Speci i kuq djegës është përdorur prej mijëra vitesh kundër disa problemeve shëndetsore. Këtu përfshihet urthi, kllapia, sëmundjet e stomakut,...

Radar2 orë më herët

-Hej, Siri, a mund të më gjesh një mik të besueshëm?

Nga Ornela Çuçi “Popujt zakonisht i këndojnë virtyteve që nuk i kanë” më tha kolegia ime nga Kosta Rika në...

Mix2 orë më herët

Spotify publikon listën me këngët më të dëgjuara në historinë e saj

Aplikacioni muzikor Spotify ka ndarë një listë të 10 këngëve më të transmetuara në historinë e tij. Spotify është bërë...

Mix2 orë më herët

Andrea Toska, 14-vjeçari shqiptar që u shpërblye nga Samsung pasi zbuloi defektin në softuerin e tyre

Andrea Toska është një 14-vjeçar shqiptar, i cili ka arritur të zbulojë një defekt në softuerin e telefonave celularë Samsung...

Mix3 orë më herët

Qumështi i shtrydhur me pompë më pak i shëndetshëm sesa ushqyerja direkt nga gjiri?

Qumështi i gjirit i shtrydhur me pompë mund të mos jetë aq i shëndetshëm për fëmijët, sa qumështi i dhënë direkt nga...

Kioske3 orë më herët

Nëse nevojën për politikanë të rinj opozitarë do ta kishte përmbushur PD …

Nga Indrit Vokshi Partitë e reja Lulëzuan sepse degradoi PD-ja. Në raport me to, Fevziu, Sandri, Carlo, Vjollca, Irfani, Ylli,...

Mix4 orë më herët

Arsyeja absurde pse Mark Zuckerberg eliminoi fact checking nga Facebook

Lajmi për eliminimin e verifikimit të fakteve nga palët e treta nga rrjetet sociale Meta ka ngjallur jo pak komente...

Facebook