Kreu i PAA-së, Agron Duka e ka akuzuar kryeministrin Edi Rama për vjedhje të zgjedhjeve, veprim që sipas tij, kreu i qeverisë do tentojë ta përsërisë më 18 qershor.
Duke folur nga çadra, Duka tha se Rama është një kleptoman, i cili kërkon të vjedhë dhe atë që si duhet. Për ta ilustruar këtë, Duka solli në vëmendje zgjedhjet e parakohshme në bashkinë e Kolonjës, për të cilat akuzoi Ramën se vodhi vota, ndonëse PS kishte shumë shanse të fitonte edhe pa ndërhyrje nga qeveria në një zonjë të majtë.
Agron Duka i ka bërë sërish thirrje Ilir Metës që të tërhiqet nga qeveria dhe të dialogojë me opozitën, pasi Rama po përpiqet të emërojë opozitën.
Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu