Në Finlandë konsumojnë më së shumti kafe ndërsa më shumë çaj në Turqi. Kjo bëhet e qartë nga raporti i Organizatës Ndërkombëtare për Kafe.
Konsumi i kafesë në Finlandë shkon deri në 12 kg në vit, ndërsa Norvegji dhe Islandë është 9,9 dhe 9 kg. Në krye janë edhe Danimarka dhe Holanda, ku konsumi i kafesë është 8,7 dhe 8.4 kg, ndërsa në Suedi konsumi është 8.2 kg.
Në dhjetë vendet e para figuron edhe Zvicra (7.9 kg), Belgjika (6.8 kg), Luksemburg dhe Kanadaja me 6.5 dhe 6.2 kg.
Turqia zë një pozitë udhëheqëse në botë në mesin e konsumuesve më të mëdhenj të çajit. Të dhënat tregojnë se mesatarja vjetore në vend është 3.15 kilogram çaj për person kundrejt 2.19 kg dhe 1.94 kg në Islandë dhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu