Lidhu me ne

Temporal

Referendumi në Turqi që do t’i japë fund demokracisë


erdogan
Në ditët e fundit përpara referendumit në Turqi, që pritet t’i japë presidentit turk Erdogan fuqi diktatoriale dhe t’i japë fund qeverisë parlamentare, situata në Turqi është plot konspiracione dhe dyshime për komplote ndërkombëtare.
Në një takim elektoral për referendumin Rexhep Taip Erdogan ka thënë tekstulalisht: “Europa sot nuk është më qendra e demokracisë, të drejtave të njeriut dhe lirive, por është kontinenti i shtypjes, dhunës dhe nazizmit”.
Kërkohet jo pak kurajo që të akuzosh Europën se i mungon demokracia dhe se nuk respekton të drejtat apo liritë e njeriut, teksa 134,000 njerëz në Turqi janë pushuar nga puna. Në këtë listë përfshihen 7,300 akademikë dhe 4,300 gjyqtarë dhe prokurorë, të gjithë të larguar në 9 mujorin pas puçit ushtarak të shtetit, pa pasur aspak prova nëse këta njerëz ishin ose jo të përfshirë në të. Rreth 231 gazetarë janë në burg dhe 149 media elektronike dhe jo vetëm janë mbyllur. 95.500 njerëz janë arrestuar gjatë kësaj kohe në një shtet shumë larg çdo projektimi se ka demokraci dhe gjyqësor të lirë.
Demokracia shumë-partiake që ka ekzistuar në Turqi që prej vitit 1946, po shuhet në një klimë burgjesh, frikësimi dhe moslejimi të operimit të partive të tjera veç asaj të Erdoganit. Turqia ka përjetuar grushte ushtarake edhe në të shkuarën, por revanshi aktual është i papreçedentë dhe një nga më radikalët në histori. Tashmë, partitë politike jo vetëm që e kanë funksionimin të vështirë, por edhe mesazhin e tyre e kanë pothuajse të pamundur ta transmetojnë në një media të kapur. Madje, pasi një person publik i televizioneve deklaroi se do të votonte “JO”, në referendum u pushua menjëherë nga puna.
Koha që u jepet mbulimit mediatik partive të ndryshme turke janë plotësisht disproporcionale me kohën që i jepet AKP-së në pushtet. Partia e Erdogan ka marrë 4,113 minuta mbulim mediatik, ndërkohë që “Partia Republikane e Popullit”, e cila ka marrë 25% të votave në zgjedhjet e kaluara është mbuluar mediatikisht vetëm 216 minuta. Megjithatë, kjo shifër edhe pse e ulët është shumë herë më e lartë se mbulimi që ka marrë partia kryesore e kurdëve HDP e cila ka fituar 10% të votave në zgjedhjet e kaluara dhe është mbuluar mediatikisht vetëm 1 minutë, ndërkohë që 12 nga 59 deputetët e saj ndodhen në burg dhe pritet të marrin dënime të gjata.
Erdogani është shprehur se do të vendosë votuesit kundër tij në një muze simbolik dhe mesa duket e ka patur me gjithë mend, sespe nuk është se ndodhen diku tjetër. Policia dhe autoritetet lokale kanë refuzuar të japin lejë për grumbullime opozitare dhe kanë grisur flamuj dhe postera të cilat advokojnë një votë kundër referendumit.
Megjithë, avantazhet kolosale që ka fushata pro-Erdoganit, sondazhet e opinionit publik tregojnë se votuesit janë ende të dyëzuar, madje pak më shumë së 50% e popullsisë është vendosur kundër referendumit. Megjithatë, kundërshtarët e Erdoganit nuk shprehen optimistë në fitimin e zgjedhjeve, duke argumentuar se si do që të shprehet populli në kutitë e votimit, rezultati me shumë gjasa do të jetë një fitore e thellë për sistemin autoritar që kërkon të implementojë Erdogan.
Pa asnjë rezervë mund të themi se Turqia do i përngjajë shteteve në Lindjen e Mesme, si Siria apo Egjipti dhe se gjykatësit nuk do të jenë asgjë më tepër se mbështetësit e verbër të regjimit. Ky është fundi depresiv i shtetit sekular dhe modern të Turqisë që Qemal Ata Turku pjesërisht arriti të themelonte. Ata Turku me reformat e tij e përafroi Turqinë me vendet e Europës Jugore si Spanja dhe Italia dhe e largoi nga regjimet lindore të Lindjes së Mesme. 10 vite më parë Stambolli, por edhe e gjithë Turqia kishin një rrjet mediatik nga më të veçantët në botë dhe një jetë vibrante intelektuale në përgjithësi. Sot, çdo shkrim kritik apo shprehja e një opinioni që nuk përkon me interesat e Erdogan, konsiderohet si mbështetje për terrorizmin dhe puçin ushtarak.
Megjithatë, përgjatë historisë edhe shumë liderë të tjerë të botës e kanë marrë pushtetin absolut vetëm për të deklaruar fundin e tyre. Cilido që të jetë rezultati i referendumit Turqia mbetet një shtet thellësisht i ndarë dhe politikisht i fragmentarizuar. Erdogani së fundmi ka thyer me forcë kryengritjet e kurdëve në juglindje të vendit, duke lënë shumë qytete në rrënoja. Por, kjo gjë nuk ka shkatërruar rebelimin e kurdëve të cilët tashmë po kërkojnë mbështetje nga fqinjët e tyre po kurdë në Irak dhe Siri.
Në përgjithësi qëllimi i Erdogan për të demonizuar dhe për të eliminuar të gjithë kundërshtarët e tij politikë duke i cilësuar tradhtarë, apo terroristë e bën Turqinë një shtet më të frikshëm seç ka qënë në të shkuarën. Konfliktet e vogla me shtete si Gjermania dhe Hollanda janë ekzagjeruar qëllimisht nga qeveria e Erdogan për t’u shfrytëzuar në imazhin e tij publik. Ai shfaqet si shpëtimtari heroik dhe mbrojtësi i popullit turk. Deri tani duket se kjo strategji e tij po funksionon, ndonëse zgjedhjet në Turqi kanë rezervuar surpriza në të shkuarën. Kontrolli mbi median do të thotë se dështimet mund të paraqiten si suksese.
Është  e vështirë që Turqia të krijojë imponim të jashtëm, për shkak se ka konkurrentë me shumë influencë si Rusia dhe SHBA me një rol intesiv në rajon. Por, natyrisht kjo nuk i ndalon mediat të trumpetojnë Erdogan si liderin më të fuqishëm dhe me influencë të rajonit.
Erdogan ka shumë gjasa që të fitojë referendumin dhe të implementojë pushtetin sulltanik që këerkon, por sa do të ketë mundësi ta mbajë këtë pushtet mbetet për t’u parë në të ardhmen.
Përshtatur nga “The Indepedent”/ tiranapost
Vazhdo leximin
Kliko të komentosh

Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu

Përgjigju

MË TEPËR

Mix53 minuta më herët

Çfarë ndodh në organizëm nëse nuk hani sheqer për 10 ditë

Sheqeri ka një efekt shkatërrimtar në organizëm dhe nxit shfaqjen e shumë problemeve dhe sëmundjeve shëndetësore siç janë: diabeti i...

Mix59 minuta më herët

Faktori që ndikon në shtimin në peshë – Këshillat që ju duhen

Ushqyerja e keqe dhe shtimi në peshë janë pjesë e një cikli vicioz që rrezikon shëndetin jo vetëm të të...

Mix1 orë më herët

Përfitimet e pafundme nga lëngu i mandarinës

Kjo është stina e mandarinave. Ky frut i shijshëm pak më i vogël se portokalli mund të hahet në formën...

Mix1 orë më herët

Speci djegës – Si ta përdorni për shëndetin e zemrës

Speci i kuq djegës është përdorur prej mijëra vitesh kundër disa problemeve shëndetsore. Këtu përfshihet urthi, kllapia, sëmundjet e stomakut,...

Radar1 orë më herët

-Hej, Siri, a mund të më gjesh një mik të besueshëm?

Nga Ornela Çuçi “Popujt zakonisht i këndojnë virtyteve që nuk i kanë” më tha kolegia ime nga Kosta Rika në...

Mix2 orë më herët

Spotify publikon listën me këngët më të dëgjuara në historinë e saj

Aplikacioni muzikor Spotify ka ndarë një listë të 10 këngëve më të transmetuara në historinë e tij. Spotify është bërë...

Mix2 orë më herët

Andrea Toska, 14-vjeçari shqiptar që u shpërblye nga Samsung pasi zbuloi defektin në softuerin e tyre

Andrea Toska është një 14-vjeçar shqiptar, i cili ka arritur të zbulojë një defekt në softuerin e telefonave celularë Samsung...

Mix2 orë më herët

Qumështi i shtrydhur me pompë më pak i shëndetshëm sesa ushqyerja direkt nga gjiri?

Qumështi i gjirit i shtrydhur me pompë mund të mos jetë aq i shëndetshëm për fëmijët, sa qumështi i dhënë direkt nga...

Kioske3 orë më herët

Nëse nevojën për politikanë të rinj opozitarë do ta kishte përmbushur PD …

Nga Indrit Vokshi Partitë e reja Lulëzuan sepse degradoi PD-ja. Në raport me to, Fevziu, Sandri, Carlo, Vjollca, Irfani, Ylli,...

Mix3 orë më herët

Arsyeja absurde pse Mark Zuckerberg eliminoi fact checking nga Facebook

Lajmi për eliminimin e verifikimit të fakteve nga palët e treta nga rrjetet sociale Meta ka ngjallur jo pak komente...

Facebook