Lidhu me ne

Kryesore

Urdhri për vitin shkollor, mësimi nis më 11 shtator

Urdhri për vitin shkollor, mësimi nis më 11 shtator

Viti i ri mësimor 2017- 2018 në mbarë vendin do të nisë më 11 shtator. Kjo është caktuar në urdhrin e ri për strukturën shkollore të firmosur nga ministrja e Arsimit, Lindita Nikolla, dhe ai i Mirëqenies Sociale, Blendi Klosi.
E hëna e dytë e shtatorit shënon ditën e parë të shkollës për nxënësit e arsimit parauniversitar. Ndërsa viti shkollor është parashikuar të përfundojë më 7 qershor të 2018-s për 9- vjeçaren dhe një javë më vonë për ata në arsimin e mesëm. Datat e mësipërme nuk vlejnë për ata që përfundojnë vitin e ardhshëm ciklin e mesëm të ulët. Për shkak të përgatitjeve për provimet e maturës shtetërore, nxënësit e vitit të fundit e mbyllin vitin mësimor në fund të muajit maj.
PROVIMET
Muaji qershor është vënë në dispozicion për provimet e fundit të nxënësve që mbyllin arsimin bazë dhe ata të maturës shtetërore. Minimaturantët do të testohen në intervalin midis 11 dhe 30 qershorit, ndërsa për maturantët provimet nisin më herët e zgjasin deri në fund të muajit qershor. Për shkak të provimeve, maturantët do të mbyllin ciklin mësimor një javë përpara të tjerëve, më 31 maj, ndërsa një ditë më vonë hyjnë në periudhën e provimeve. Nxënësit e arsimit profesional kanë data të ndryshme për provimet. Niveli I dhe II do të testohen në periudhën nga 4-15 qershor, ndërsa niveli III nga 28 maji deri më 1 qershor të 2018-s. I gjithë muaji qershor do të jetë në dispozicion për maturantët e profesionales.
ARSIMI PROFESIONAL
11 shtatori është e vetmja datë e përbashkët me nxënësit e tjerë, ndërsa përfundimi i shkollës ndryshon në varësi të strukturës së profilit të arsimit që ndjekin nxënësit e profesionales. Kështu, nxënësit e klasave të dhjeta mbyllin vitin shkollor më 14 qershor, po ashtu edhe ata të klasave XII, të strukturës 2+2 dhe nxënësit e klasave XI e XII 4-vjeçare. Ndërkaq, maturantët dhe nxënësit e klasave XI e XII (struktura 2+2 dhe 2+1+1) e përfundojnë mësimin që më datën 31 maj
Vazhdo leximin
Kliko të komentosh

Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu

Përgjigju

MË TEPËR

Mix11 orë më herët

Çfarë ndodh në organizëm nëse nuk hani sheqer për 10 ditë

Sheqeri ka një efekt shkatërrimtar në organizëm dhe nxit shfaqjen e shumë problemeve dhe sëmundjeve shëndetësore siç janë: diabeti i...

Mix11 orë më herët

Faktori që ndikon në shtimin në peshë – Këshillat që ju duhen

Ushqyerja e keqe dhe shtimi në peshë janë pjesë e një cikli vicioz që rrezikon shëndetin jo vetëm të të...

Mix11 orë më herët

Përfitimet e pafundme nga lëngu i mandarinës

Kjo është stina e mandarinave. Ky frut i shijshëm pak më i vogël se portokalli mund të hahet në formën...

Mix11 orë më herët

Speci djegës – Si ta përdorni për shëndetin e zemrës

Speci i kuq djegës është përdorur prej mijëra vitesh kundër disa problemeve shëndetsore. Këtu përfshihet urthi, kllapia, sëmundjet e stomakut,...

Radar12 orë më herët

-Hej, Siri, a mund të më gjesh një mik të besueshëm?

Nga Ornela Çuçi “Popujt zakonisht i këndojnë virtyteve që nuk i kanë” më tha kolegia ime nga Kosta Rika në...

Mix12 orë më herët

Spotify publikon listën me këngët më të dëgjuara në historinë e saj

Aplikacioni muzikor Spotify ka ndarë një listë të 10 këngëve më të transmetuara në historinë e tij. Spotify është bërë...

Mix12 orë më herët

Andrea Toska, 14-vjeçari shqiptar që u shpërblye nga Samsung pasi zbuloi defektin në softuerin e tyre

Andrea Toska është një 14-vjeçar shqiptar, i cili ka arritur të zbulojë një defekt në softuerin e telefonave celularë Samsung...

Mix13 orë më herët

Qumështi i shtrydhur me pompë më pak i shëndetshëm sesa ushqyerja direkt nga gjiri?

Qumështi i gjirit i shtrydhur me pompë mund të mos jetë aq i shëndetshëm për fëmijët, sa qumështi i dhënë direkt nga...

Kioske13 orë më herët

Nëse nevojën për politikanë të rinj opozitarë do ta kishte përmbushur PD …

Nga Indrit Vokshi Partitë e reja Lulëzuan sepse degradoi PD-ja. Në raport me to, Fevziu, Sandri, Carlo, Vjollca, Irfani, Ylli,...

Mix14 orë më herët

Arsyeja absurde pse Mark Zuckerberg eliminoi fact checking nga Facebook

Lajmi për eliminimin e verifikimit të fakteve nga palët e treta nga rrjetet sociale Meta ka ngjallur jo pak komente...

Facebook