‘Shihemi në gjyq’ është një nga rubrikat më të ndjekura në televizionet shqiptare duke sjellë histori konfliktesh që shpesh njerëzit gjejnë veten, por edhe të tjera që i habisin ata për gravitetin e tyre.

Ka patur njerëz që janë konfliktuar fizikisht, që janë pajtuar, që kanë humbur ndjenjat në studio, por gjithsesi, ka patur njerëz të tjerë që kanë ‘akuzuar’ se personat që dalin në këtë rubrikë janë thjesht aktorë.

Drejtuesja e saj, Eni Çobani ka folur në një intervistë të gjatë për gazetaren Dasara Karaiskaj për këtë çështje. Ndër të tjera, juristja shprehet: “Në fillimet e gjithë kësaj na është dashur të gjejmë dhe aktorë, pasi ishte e vështirë t`i nxirrje shqiptarët nga shtëpia. Ama kjo ka ndodhur shumë herët. Tani njerëzit janë ndërgjegjësuar.”