Partia Demokratike dhe Partia Socialiste do të kenë edhe 19 ditë kohë për të gjetur rrugën e dialogut, me qëllim zgjidhjen e ngërçit politik, për rikthimin e opozitës në Kuvend dhe pjesëmarrjen e saj në zgjedhjet parlamentare.
Ditën e hënë skadon afati për regjistrimin e partive politike në zgjedhjet parlamentare të 18 Qershorit, por pavarësisht parashikimeve në Kodin Zgjedhor, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka vendosur që Partisë Demokratike t’i lihet një hapësirë kohore deri në 29 prill për t’u regjistruar, kohë e cila mund të shfrytëzohet nga palët për të gjetur gjuhën e përbashkët.
Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu