Sa herë ju ka ndodhur t’ju pëlqejë një pikturë, por të mos ia gjeni dot titullin?
Tani nuk do ta keni më këtë shqetësim. Aplikacioni më i ri në telefonat smartphone, do ta bëjë këtë për ju. “Smartify” është aplikacioni, që nisur nga muaji maj, do të funksionojë si një kurues digjital.
Nëse fotografoni një pjesë të pikturës që ju pëlqen, aplikacioni do të identifikojë titullin e saj, autorin, materialet e përdorura dhe çdo informacion tjetër shtesë. Smartify ka një bazë të dhënash të pikturave më të rëndësishme që gjenden nëpër muze të ndryshëm në botë dhe do të jetë një mënyrë interesante për t’u lidhur me artin dhe teknologjinë.
Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu