Sot janë emra të rëndësishëm të futbollit botëror, por kur kanë qenë në moshë të vogël janë refuzuar nga disa klube të rëndësishme.
Pa dyshim që klubet që i kanë lënë të lirë janë penduar shumë pë vendimet e marra ndërsa mes tyre ka dhe lojtarë të cilët kanë qenë më të mirët në botë në kohëra të ndryshme.
Mario Baloteli-Barcelona
Familja e tij i siguroi një provë tek Barcelona në qershor të 2006, por pavarësisht se gjatë periudhës së provës shënoi 5 gola, cilësitë e tij nuk u pëlqyen nga drejtuesit e klubit.
Marcus Rashford-Man.City
Antoine Griezmann-Lyon
Kur ishte i ri në moshë, Griezmann mori shumë refuzime nga disa klube me rradhë në Francë si Sosho, Okser, St.Etiene si dhe Lion. Sigurisht që këto klube janë penduar tashmë për vendimet e atyre viteve.
Diego Costa-Corinthias, Palmeiras, Santos
Ai nuk arriti të bëhet pjese e asnjë prej këtyre akademive të famshme në Brazil dhe kjo ndoshta jo për mungesë të talentit të tij por për gabime të klubeve. Megjithatë, karriera e tij ndryshoi në moshën 15 vjeçare, kur u pikas nga superagjenti Jorge Mendez i cili i siguroi një kontratë tek Braga në Portugali.
Roy Keane-Brighton
Ai u refuzua nga Brighton sepse ishte trupvogël, por menjëherë shkoi në provë tek Nottingham Forest ku firmosi me këtë klub dhe në të ardhmen u bë kapiteni legjendar i Man.Utd.
Ruud Gullit-Arsenal
Në moshën 19-vjeçare ai ofrua tek Arsenal, por trajneri Terry Neill e refuzoi marrëveshjen pasi sipas tij nuk mund të justifikonte 300.000 paundët që do të shpenzoheshin për të. Por vite më vonë Neill tha se të gjithë e kanë bërë nga një gafë në karrierë, ndërsa unë e kam bërë me Gullit.
Luke Shaw-Chelsea
Ai ka qenë një tifoz i Chelsea në fëmijëri, por klubi londinez nuk e pranoi as në akademinë e tij. Pas këtij refuzimi ai shkoi tek Southampton deri në vitin 2014 ku dhe u shit tek Man.Utd për 35 milionë euro.
Javier Zanetti-Indipendente
Kur ishte në moshën e adoleshencës, drejtuesit e klubit i thanë se nuk kishte fizikun e nevojshëm për të vazhduar futbollin por karriera e tij ishte brilante deri në moshën 39 vjeç ku dhe luajti gati 600 ndeshje me Interin duke fituar çdo trofe me këtë klub.
Franco Baresi-Inter
Nëse nuk do të kishin pasur dyshime drejtuesit e Interit për ta lënë të lirë të largohej pasi sipas tyre aftësitë e Baresit ishin të limituara për tu bërë një lojtar për skuadrën e parë, ai nuk do të ish bërë lojtari i shekullit të kaluar për rivalët e qytetit, Milan, të cilët e afruan sapo u largua nga Inter.
Harry Kane-Arsenal
Kane luajti për 4 vjet me akademinë e Arsenal. Në 2015, Arsene Wenger e pranoi se kishte gabuar duke lënë të lirë Kane të largohej.
Ronaldo-Flamengo
Kur ishte 14 vjeç, ai u refuzua nga klubi i zemrës Flamengo për tu bashkuar me këtë ekip dhe shkoi tek Cruzeiro ku shënoi 44 gola në 44 ndeshje dhe duke u bërë një ndër golshënuesit më të mirë të këtij klubi.
Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu