Këngët që sjell Adele gjithmonë arrijnë në majë të top listave botërore dhe bëhen hite të padiskutueshme. Albumi “21” i Adele ka thyer tashmë rekordin për të qëndruar më gjatë në listën e albumeve më të pëlqyera në Billboard 200.
Billboard raporton se albumi i saj është konsideruar si më i dëgjuari dhe kjo është një dhuratë shumë e veçantë për ditëlindjen e këngëtares britanike.
“Tapestry” i Carole King ka qenë në këtë listë që në 1970 dhe qëndroi 6 vjet. Nga ana tjetër, Adele ka qenë në listë që nga viti 2011 kur publikoi albumin e saj dhe çdo javë ka rritje dëgjueshmërie.
Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu