Temporal
Mjeku stetoskopin, kirurgu bisturinë, mësuesi shkumësin, piktori penelin etj.
Vajza e deputetit socialist nuk ndalet me kritikat ndaj kryeministrit Rama.
Mjekja Anika Dokle e cila është vajza e deputetit Namik Dokle, ka sulmuar sërish Ramën pas intervistës së tij në televizion teksa u shfaq me instrumentat kirurgjikal në duar duke treguar arritjet sipas tij, në shëndetësi.
Por mjekja Dokle shprehet se Rama para se të merret me instrumentat kirurgjikale, duhet të mendojë për reformën spitalore, meqë ka marrë përsipër të bëjë edhe kirurgun.
Ja çfarë shkruan ajo në një postim në facebook:
Para se te merret me instrumentat kirurgjikale(te cilat i ka lene ne nje dore per 10 vjet), nje kryeminister duhet te mendoje per reformen spitalore, meqe ka marre persiper te beje edhe kirurgun.
Te mendoje gjate kryeministri per autonomine spitalore, mungesa e se ciles limiton kapacitetin operativ te ekipit mjekesor, shtrengon fuqine vepruese te drejtuesve spitalore dhe cungon funksionimin e administrates spitalore.
Nese kryeministri nuk e ka prioritet autonomine e spitalit, se paku te rrise buxhetet spitalore, te racionoje investimet, te mos emeroje mjeke aty ku nuk ka nevoje, te nxjerre spitalet terciare nga katandisja ne ambulanca lagjesh duke forcuar Sistemin e Referimit, te mos beje investime preferenciale dhe elektorale por ne perputhje me punen qe perballon cdo spital, te forcohet me shume Urgjenca Spitalore, qe te mos kerkojme te ikim nga syte kembet kur kemi hall… etj etj.
Ky vend do te ishte edhe me i mire, po qe se gjithkush do te perdorte mire instrumentin e vet!
Mjeku stetoskopin, kirurgu bisturine, mesuesi shkumesin, piktori penelin etj.
Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu