Qeveria ka miratuar një projketligj i cili synon negocimin e një kontrate investimi prej 250 milionë dollarësh nga një kompani private nga Dubai, e cila ka shprehur interes për ndërtimin e një kulle në zgjatimin e bulevardit të ri të Tiranës. Investitori quhet “Al Habtoor Investment LLC”, kurse projekti “Kulla Ikonike e Tiranës”.
Sipas relacionit të qeverisë, në kërkesën e interesit nga ana e kësaj kompanie është kërkuar transferimi pa kosto dhe në pronësi i një sipërfaqeje prej 25.000 m2, të një parcele trekëndore në zgjatim të bulevardit të ri në Tiranë në këmbim të ofrimit të një sipërfaqeje ambientesh për Bashkinë e Tiranës.
Po ashtu kërkohet përjashtimi nga taksat doganore, TVSH-ja, tatimi mbi fitimin apo çfarëdolloj takse tjetër mbi kapitalin për 15 vjet nga fillimi i veprimeve tregtare.
Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu