Aktualitet
LSI nuk nxit konflikte
Ilir Meta përfitoi nga një takim me banorët në Skrapar për t’u bërë një tjetër apel udhëheqësve të politikës.
“Është shumë e rëndësishme që të gjendet një zgjidhje në ditët në vijim. Ne do bëjmë çdo gjë që Shqipëria të ecë në rrugën e stabilitetit, në rrugën e legjitimitetit, të institucioneve dhe të paqes sociale. Të gjithë duam paqe sociale në familjen tonë, komunitetin dhe vendin tonë, sepse pa të s’ka as siguri, as arsimim, as ekonomi më të mirë, dhe as perspektivë për fëmijët tanë në këtë vend”- tha Ilir Meta, kryetar i LSI-së.
Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu