Në tregun botëror janë rreth 1300 lloje telefonash, madje në dy vitet e fundit ka ndryshuar gjithçka duke nisur që nga çmimi, performanca dhe cilësia e materialeve.
Dihet që konkurrenca mes emrave të mëdhenj është bërë e pamëshirshme, ndaj ekspertët e teknologjisë na tregojnë se çfarë duhet të kemi parasysh në këtë periudhë nëse duam të blejmë një telefon të ri.
Si fillim vendosim një buxhet. Sigurisht që telefoni është objekti më i lidhur me ne, por mos harroni që nuk është një makinë. Jetëgjatësia e një telefoni zgjat dy vjet, e më pas ka një performancë të dobët. Pas këtyre dy viteve telefoni nuk do të mbajë dot peshën e aplikacioneve të reja dhe nuk do të ketë fleksibilitetin e fillimit.
Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu