Lidhu me ne

Temporal

Suksesi i konçesionuar i Erion Veliajt  

Ka një lloj konstatimi se kryetari i ri i Bashkisë, Erion Veliaj pamvarësisht retorikës shumë herë të tepruar që përdor në daljet publike po kryen disa punë që kontrastojnë dukshëm me “gjumin” e ish-kryebashkut Lulzim Basha. Në më shumë se 1 vit që drejton bashkinë e kryeqytetit Erion Veliaj ka rritur koston e transportit publik, ka taksuar parkimin e automjeteve dhe ka marrë autorësinë e të paktën 2 veprave të mëdha publike, Bulevardit të Ri të Tiranës dhe Pazarit të Ri, për të cilat Partia Demokratike thotë se janë projekte të nisura nga ish-kryetari Basha. Përtej arsyeve që justifikojnë ose jo vonesat e ish-kryetarit Basha në realizimin e projekteve që ai shpalosi për Tiranën, disa fakte i japin të drejtë argumenteve se suksesi i shpejtë i zotit Veliaj në përfundimin ose avancimin e disa projekteve është i konçesionuar nga qeveria qëndrore në vazhdën e një investimi politik të kryeministrit mbi ish-drejtuesin e Lëvizjes Mjaft dhe Partisë G99. Kjo e fundit dështoi plotësisht ne zgjedhje si parti politike.
Le të shohim me radhë projektet.
Bulevardi i Ri i Tiranës
Bashkia pritet të inagurojë shumë shpejt disa punë publike, mes të cilave segmentin e parë të Bulevardit të Ri dhe sheshin qëndror të Tiranës. Projekti i parë që lidhet me zgjatimin e aksit qëndror të Tiranës u fillua si vepër në shtator të vitit 2013 me iniciativën e kryetarit të atëhershëm. “Sot jam i lumtur se do të hapim një korrodor të ri për Tiranën, për punësimin dhe gjelbërim. Dy vjet më parë e premtuan këtë projekt dhe po e mbajmë pramtimin”- deklaroi Basha asokohe.http://objektiv.al/basha-premtimi-i-mbajtur-per-bulevardin-e-ri-te-tiranes/. Por me ardhjen në pushtet të socialistëve punimet stopohen nga një institucion në varësi të qeverisë. Në 6 mars 2014 Drejtoria e Inspektoratit Ndërtimor Urbanistik Kombëtar me kërkesë të Prefekturës pezullon punimet me argumentin se ka patur ankesa të herëpashershme të qytetarëve të Tiranës.http://shqiptarja.com/mobile/artikull_old.php?IDNotizia=203894. Por ky argument as që merret parasysh pas ardhjes në krye të bashkisë së zotit Veliaj. Policia dhe Forcat Rena ndërhyjnë me forcë duke nxjerrë banorët nga shtëpitë që prekeshin nga ky projekt.
Projekti i Pazarit të Ri
Erion Veliajt iu desh afërsisht 1 vit për të inaguruar rikonstruksionin e Pazarit të Ri në sheshin Avni Rustemi. Edhe ky projekt i ka fillesat në fundin e mandatit të Lulzim Bashës si kryetar bashkie i Tiranës. Në Prill të vitit 2015 Lulzim Basha dhe  Presidenti i Fondit Shqiptar-Amerikan të Ndërmarrjeve dhe bordit të Fondacionit Shqiptaro-Amerikan të Zhvillimi, Michael Granoff lajmëruan arritjen e një marraveshje për financimin e këtij projekti. Granoff vuri në dispozicion  2.3 milionë dollarë për këtë projekt që kushtonte 6 milionë dollarë. http://www.panorama.com.al/basha-prezanton-projektin-e-pazarit-te-ri-model-per-rajonin/.“I kërkoj të mbështesë këtë projekt, të mos e bllokojë, të bëjë të mundur hapjen e punimeve, në mënyrë që Pazari i Ri të kthehet në një pikë referenciale, estetike, kulturore, të një kulture të re sipërmarrjeje, të një frymëmarrje të re urbane dhe të një shprese të re” theksoi në atë kryebashkiaku Basha. Por qeveria e zotit Rama nuk zhbllokoi asnjë fond për këtë projekt në pritje që suksesi t’i vishej zotit Veliaj ashtu siç edhe ndodhi.
Taksimi i transportit publik dhe refuzimi për financimin e tramit
Tirana ndoshta është një nga kryeqytetet e vetme në botë me shërbimin më të keq të transportit publik. Në këtë çshtje zoti Veliaj ka ndërmarrë dy hapa, rritjen e biletës për autobusët urbanë dhe taksimin e parkimit të automjeteve në kryeqytet. Kosto që i mbivendosen qarkullimit të makinave, përdorimi i të cilave është në raport të zhdrejtë me kohën dhe intensitetin e lëvizjes. Nëse qeveria aktuale do të tregohej më bashkëpunuese, çështja e transportit publik mund të kishte marrë një zgjidhje tjetër. Në Qershor të vitit 2014 ish-kryetari i atëhershëm prezantoi projektin për tramin e Tiranës. Qeveria franceze akordoi një grant prej 7 20 000 eurosh, me anën e të cilit u krye studimi i fizibilitetit dhe projekti i linjës Kombinat –Kinostudio. Transporti me tram në këtë linjë do të përgjysmonte kohën e udhëtimit. http://acp.al/profil_projekt.php?id=154. Kosto e përgjithshme e projektit, u vlerësua në rendin midis 120 dhe 155.5 milionë euro. Realizimi parashikohej me koncesion ose partneritet publik- privat, ku partneri publik, ishte  Bashkia e Tiranës dhe kërkohej një garanci sovrane e qeverisë e cila nuk u dha nga zoti Rama, për t’i hapur rrugë një politike për ndërtimin e parkingjeve në kryeqytet.
Epilogu
Pra suksesi kinkalerik dhe me kosto arbitratre i Veliajt buron nga qeveria dhe fondet që ajo jep në funsksion të karrierës së kryebashkut të Tiranës, i cili me një marrëveshje apska transparente vendosi t’u shesë banorëve  të kryeqytetit edhe qeset plastike./Respublica.al
Vazhdo leximin
Kliko të komentosh

Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu

Përgjigju

MË TEPËR

Mix50 minuta më herët

Çfarë ndodh në organizëm nëse nuk hani sheqer për 10 ditë

Sheqeri ka një efekt shkatërrimtar në organizëm dhe nxit shfaqjen e shumë problemeve dhe sëmundjeve shëndetësore siç janë: diabeti i...

Mix55 minuta më herët

Faktori që ndikon në shtimin në peshë – Këshillat që ju duhen

Ushqyerja e keqe dhe shtimi në peshë janë pjesë e një cikli vicioz që rrezikon shëndetin jo vetëm të të...

Mix57 minuta më herët

Përfitimet e pafundme nga lëngu i mandarinës

Kjo është stina e mandarinave. Ky frut i shijshëm pak më i vogël se portokalli mund të hahet në formën...

Mix59 minuta më herët

Speci djegës – Si ta përdorni për shëndetin e zemrës

Speci i kuq djegës është përdorur prej mijëra vitesh kundër disa problemeve shëndetsore. Këtu përfshihet urthi, kllapia, sëmundjet e stomakut,...

Radar1 orë më herët

-Hej, Siri, a mund të më gjesh një mik të besueshëm?

Nga Ornela Çuçi “Popujt zakonisht i këndojnë virtyteve që nuk i kanë” më tha kolegia ime nga Kosta Rika në...

Mix2 orë më herët

Spotify publikon listën me këngët më të dëgjuara në historinë e saj

Aplikacioni muzikor Spotify ka ndarë një listë të 10 këngëve më të transmetuara në historinë e tij. Spotify është bërë...

Mix2 orë më herët

Andrea Toska, 14-vjeçari shqiptar që u shpërblye nga Samsung pasi zbuloi defektin në softuerin e tyre

Andrea Toska është një 14-vjeçar shqiptar, i cili ka arritur të zbulojë një defekt në softuerin e telefonave celularë Samsung...

Mix2 orë më herët

Qumështi i shtrydhur me pompë më pak i shëndetshëm sesa ushqyerja direkt nga gjiri?

Qumështi i gjirit i shtrydhur me pompë mund të mos jetë aq i shëndetshëm për fëmijët, sa qumështi i dhënë direkt nga...

Kioske3 orë më herët

Nëse nevojën për politikanë të rinj opozitarë do ta kishte përmbushur PD …

Nga Indrit Vokshi Partitë e reja Lulëzuan sepse degradoi PD-ja. Në raport me to, Fevziu, Sandri, Carlo, Vjollca, Irfani, Ylli,...

Mix3 orë më herët

Arsyeja absurde pse Mark Zuckerberg eliminoi fact checking nga Facebook

Lajmi për eliminimin e verifikimit të fakteve nga palët e treta nga rrjetet sociale Meta ka ngjallur jo pak komente...

Facebook