Një thirrje e bërë nga aktivisti Ilir Hoxholli dhe organizata “Dhuro Dashuri”, për të ndihmuar zonjën Valentina, nënë e pesë fëmijëve, e cila vuante prej vitesh nga një sëmundje kronike e veshkave, gjeti mbështetjen e menjëhershme nga Spitali Amerikan.
Apelet e vazhdueshme të nënës së Valentinës dhe fëmijëve të saj, të cilët tregonin se familja e tyre jetonte në një varfëri ekstreme dhe e kishin të pamundur kryerjen e një operacioni nga i cili varej jeta e Valentinës, që tashmë ishte në limitet e fundit të saj, gjetën më në fund një zgjidhje.
Valentina iu nënshtrua një operacioni mjaft të komplikuar në Spitalin Amerikan, me kirurgun urolog Faruk Dogan. Tashmë ajo gëzon shëndet të mirë dhe mund t’i kthehet jetës normale për të rritur të vegjëlit e saj. Stafi i mjekëve të Spitalit Amerikan me në krye kirurgun Faruk Dogan morën përsipër dhe përfunduan me sukses ndërhyrjen e komplikuar dhe urgjente, e cila rrezikonte jetën e nënës së 5 fëmijëve.
Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu