Aktualitet
Nuk shkojmë me banda në zgjedhje
Ish-kryeministri Sali Berisha, nga çadra e protestës së opozitës, deklaroi se Partia Demokratike do të luftojë deri në fund për të mos ia falur votën drogës dhe krimit.
“Ne kërkojmë qeverinë teknike sepse paratë e drogës janë të lidhura me partinë e Edi Ramës. Ne nuk e deshëm drogën sepse kushton qindra jetë dhe bllokon të ardhmen e fëmijëve. Historia ka faktuar që vendet që kanë mbjellë drogë, nuk janë bërë kurrë. Drogën e udhëhoqi Edi Rama, ndaj, u them qytetarëve se droga me votën nuk shkojnë. Do të luftojmë në këtë çadër sepse nuk pranojmë t’ia falim votën drogës dhe krimit”- tha Berisha.
Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu