Kreu i Libra-s, Ben Blushi tha sot nga foltorja e Parlamentit se ka një lajm të mirë për të gjithë shqiptarët.
Sipas deputetit lajmi i mirë është se ‘Rilindja’ po bie. Blushi tha se ishin kanabistët dhe krenaristët që ishin dy shtyllat e Rilindjes që bënë vetë pjesën e mbetur të funeralit.
“Kam një lajm të mirë, Rilindja po bie. Më vjen mirë që para 2 vitesh shpalla funeralin e Rilindjes. Mori 2 vjet kohë për të ardhur kjo ditë, por duhen ndonjëherë 2 vjet. Kanabistët dhe krenaristët që ishin dy shtyllat e Rilindjes e bënë vetë pjesën e mbetur të funeralit. Disa nga kanabistët ikën në drejtim të paditur, disa në burg, krenaristët nga idiotësia u shpërndanë duke lënë rilindjen vetëm. Sot rilindja është e ngordhur pa frymë”, tha Blushi nga foltorja e Parlamentit.
Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu