Lidhu me ne

Aktualitet

Ja pse jam për Republikën e Re

Artan Fuga shpjegon se pse është për Republikën e Re 
A duhet të angazhohen të rinjtë në politikë?
Rëndë. Sa më shumë në politikë, sa më shumë në shoqëri civile, në shoqata të pavarura, në aktivitete qytetare. Por do ti hiqja një gjë, që me angazhimin politik nuk mund të bëjnë karrierë. Jashtë partitë nga politikat e burimeve njerëzore në administratë. Për mua, më e rrezikshme është blerja e vendit të punës sesa e thesit me miell. Pra, ti më jep votën unë të jap vend pune në administratë. Politika shqiptare do të emancipohet kur të rinjtë të futen në politikë, por duhen bërë tre reforma të mëdha. Punonjësi i administratës publike duhet ketë vërtet status të nënpunësit civil, ku asnjë parti të mos ndërhyjë.
E dyta, asnjë parti politike të mos shpërndajë tendera. S’ka punë ministri (që është njeri politik) me tenderat, por sekretari i përgjithshëm që s’ka lidhje me politikën. Tenderat duhen bërë transparent dhe të respektojnë barazinë e shanseve. Reforma e tretë e rëndësishme është që drejtësia të shkëputet nga kthetrat e politikës, në mënyrë që secili të gjejë të drejtën e vet. Pra, nga njëra anë po të rinj në politikë, nga ana tjetër zero privilegje. Atëherë po, që do kemi të rinj që do merren masivisht me politikë për idetë e tyre dhe për të përcaktuar fatin e Shqipërisë.
Problemet e zgjedhjeve?
Mendoj se sistemi dhe ligji elektoral janë antikushtetues. Kemi dy norma të së drejtës, kushtetutën dhe ligjin. Nuk mund të interpretohet kushtetuta sipas ligjit, por ligji sipas kushtetutës. Në kushtetutë flasim për votim të drejtpërdrejtë çka do të thotë, unë zgjedh deputetin tim pa ndërmjetës. Çfarë bën ligji? Ai nuk ma lejon këtë, pasi zgjedhjen e bën kryetari i partisë.
E dyta, zgjedhjet duhet të jenë të barabarta por ato nuk janë të tilla, sepse unë si individ nuk mund të kandidoj pa qenë anëtar partie. Vetë fakti që unë jam anëtar partie më jep më shumë të drejta për të kandiduar për deputet sesa një individi tjetër. S’janë të drejta sepse themi unë kam votuar për këtë parti sepse dua të zgjedh këtë njeri, por në varësi të emrit në listë votat i shkojnë dikujt tjetër. Një deputet që zgjidhet kështu nga do të orientohet? Po sigurisht nga kryetari sepse fati i tij nuk varet nga elektorati. Varet në rradhë të parë nga vendi që zë në hierarkinë e emrave në listë. E kush e ka në dorë këtë ? Kryetari. Pra ne nuk kemi deputetin ligjvënës por kemi deputetin orator dhe militant. Kryetarët janë kaq të mbrojtur nga ky ligj sa kjo sjell politizim të shtetit që është kundër shtetit ligjor.
Vijmë te një problem tjetër, shitblerja e votës…
Shitja e votës ndodh kur populli shikon që vota e tij është e devijuar, nuk është e drejtë , nuk është e barabartë, nuk ndikon në zhvillimin e shoqërisë. Qytetari do të thotë unë këtë votë nuk e kam më fenomen politik, i ka humbur vlera politike. Në këtë moment ai përpiqet që ta kthejë në investim. Pra, në një letër me vlerë.
Shto këtu frikën se ti ke një thes me miell nëse jep votën, por nëse nuk e jep do kesh pasoja të tjera. Çfarë bën qytetari? Optimizon zgjedhjen e tij. Thotë, më mirë rri edhe në punë edhe marr thesin me miell.
E treta, mos ja vini fajin kulturës së ulët politike të Shqiptarit sepse këtë e kanë bërë të gjithë popujt e botës, kur janë gjendur në këtë situatë. Këtu emancipimin nuk e sjell vetë populli, e sjell elita, politikanët vizionarë, intelektualët që mendojnë ose bashkimi i këtyre të dyjave. Mendoj se duhen mbështetur ato parti e ata politikanë, që nuk duan të futen në zgjedhje me këtë ligj elektoral dhe me këtë situatë administrative që kemi sot. Po nëse nuk do kisha zgjedhje tjetër? Atëherë në këto kushte unë nuk do e çoja kot votën time. Do të votoja për zgjedhjen time, por në asnjë mënyrë nuk do ta ndërroja me asgjë, jo për shkak të idealit por sepse ajo çka fitoj në raport me atë çka humbas është e vogël. Nuk mundem ta ndërroj mundësinë time për një Shqipëri më të mirë për 5 lekë.
Profesor Fuga jeni një nga mbështetësit më të zëshëm të idesë së Republikës së Re. Por ç’nënkupton realisht kur kërkoni themelimin e një Republike të Re?
Një zgjedhje të deputetëve nga populli, të drejta politike për qytetarin, ndarje të pushteteve që është elementi i parë, thelbësor i një shteti demokratik, status të vërtetë punonjësi civil, qeverisje që nuk bëhet nga parti politike por të decentralizuar, demokraci dhe pushtet lokal shumë i fuqishëm, kthim të pushtetit lokal te qytetari, arsim të lartë të rinisë shqiptare derisa të vijë në nivel europian, jo shtet dy-partiak siç është sot, por një shtet jashtë partiak, mbi-partiak. Ne kemi kaluar nga një shtet një-partiak i kohës së Komunizmit te shteti dy-partiak që është thuajse e njëjta gjë, madje më keq. Unë jam i mendimit se çfarë është e mirë për Europën, është e mirë dhe për Shqipërinë.
Por, a ka ëndrra e pritshmëri Profesori në Republikën e Re?
Unë ëndërroj një Shqipëri të zhvilluar mendërisht, një Shqipëtar dinjitoz, një Shqipëri dinjitoze. Nuk e dua Shqipërinë ku politikanët, ata që quhen shërbëtorët e popullit të jenë më të pasurit e një populli të varfër. Dua një Shqipëri të zhvilluar ekonomikisht, dinamike dhe konkuruese. A është e bëshme kjo? Po, absolutisht brenda dy dekadave mund të bëhet.
*Intervistuan studentët Ornela Zani & Marash Z. Logu./Politiko
Vazhdo leximin
Kliko të komentosh

Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu

Përgjigju

MË TEPËR

Mix1 ditë më herët

Çfarë ndodh në organizëm nëse nuk hani sheqer për 10 ditë

Sheqeri ka një efekt shkatërrimtar në organizëm dhe nxit shfaqjen e shumë problemeve dhe sëmundjeve shëndetësore siç janë: diabeti i...

Mix1 ditë më herët

Faktori që ndikon në shtimin në peshë – Këshillat që ju duhen

Ushqyerja e keqe dhe shtimi në peshë janë pjesë e një cikli vicioz që rrezikon shëndetin jo vetëm të të...

Mix1 ditë më herët

Përfitimet e pafundme nga lëngu i mandarinës

Kjo është stina e mandarinave. Ky frut i shijshëm pak më i vogël se portokalli mund të hahet në formën...

Mix1 ditë më herët

Speci djegës – Si ta përdorni për shëndetin e zemrës

Speci i kuq djegës është përdorur prej mijëra vitesh kundër disa problemeve shëndetsore. Këtu përfshihet urthi, kllapia, sëmundjet e stomakut,...

Radar1 ditë më herët

-Hej, Siri, a mund të më gjesh një mik të besueshëm?

Nga Ornela Çuçi “Popujt zakonisht i këndojnë virtyteve që nuk i kanë” më tha kolegia ime nga Kosta Rika në...

Mix1 ditë më herët

Spotify publikon listën me këngët më të dëgjuara në historinë e saj

Aplikacioni muzikor Spotify ka ndarë një listë të 10 këngëve më të transmetuara në historinë e tij. Spotify është bërë...

Mix2 ditë më herët

Andrea Toska, 14-vjeçari shqiptar që u shpërblye nga Samsung pasi zbuloi defektin në softuerin e tyre

Andrea Toska është një 14-vjeçar shqiptar, i cili ka arritur të zbulojë një defekt në softuerin e telefonave celularë Samsung...

Mix2 ditë më herët

Qumështi i shtrydhur me pompë më pak i shëndetshëm sesa ushqyerja direkt nga gjiri?

Qumështi i gjirit i shtrydhur me pompë mund të mos jetë aq i shëndetshëm për fëmijët, sa qumështi i dhënë direkt nga...

Kioske2 ditë më herët

Nëse nevojën për politikanë të rinj opozitarë do ta kishte përmbushur PD …

Nga Indrit Vokshi Partitë e reja Lulëzuan sepse degradoi PD-ja. Në raport me to, Fevziu, Sandri, Carlo, Vjollca, Irfani, Ylli,...

Mix2 ditë më herët

Arsyeja absurde pse Mark Zuckerberg eliminoi fact checking nga Facebook

Lajmi për eliminimin e verifikimit të fakteve nga palët e treta nga rrjetet sociale Meta ka ngjallur jo pak komente...

Facebook