Lidhu me ne

Temporal

Ata që shpikën fake news, sot qeverisin Shtëpinë e Bardhë

Kontroversi Salman Rushdie: Ata që shpikën fake news, sot qeverisin Shtëpinë e Bardhë

Shkrimtari kontrovers i realizmit magjik, Salman Rushdie, thotë se ata që prodhuan “fake news” janë tashmë në Shtëpinë e Bardhë. Ai tregon prapaskenat e redaksisë së New York Times natën e 8 nëntorit dhe titullin e gazetës që do të shpallte Hillary Clinton Presidente. “E vërteta po kushtëzohet nga paragjykimet. Për këtë shkak është në rrezik”, thotë Rushdie.

Writer Salman Rushdie attends an event in the Joan Fuster state library in Barcelona March 31, 2009.   REUTERS/Gustau Nacarino  (SPAIN ENTERTAINMENT SOCIETY)
Nga zgjedhja e Donald Trump si president i Shteteve të Bashkuara kanë kaluar thuajse pesë muaj, por Salman Rushdie është i nevrikosur si ditën e parë. Ai si shkrimtar është përballur me shumë konflikte me popullin mysliman, aq sa një përkthyes i tij është vrarë për shkak të librit “Vargjet Satanike”. Nuk nguron t’i dalë kundër Donald Trump dhe të akuzojë se ata që fabrikuan lajmet e rreme, sot janë në Shtëpinë e Bardhë. Rushdie, fitues i mbi 40 çmimeve letrare, rrëfen edhe se çfarë ndodhi natën e 8 nëntorit në zyrat e gazetës New York Times, ku gazetarët po përgatisnin titullin që shpallte Hillary Clinton fituese të zgjedhjeve.
Zoti Rushdie, një vit më parë ju bënit shaka për gruan e parë që do të bëhej presidente e SHBA-ve. Çfarë ka ndodhur që atëherë?
Ndodhi që bota u përmbys, shkoi në krah të kundërt. Një vit më parë, lajmet e rreme, “fake news”, qarkullonin vetëm në internet dhe në portale pak të besueshme, por ato patën një impakt të paparashikueshëm në zgjedhje. Për shembull, duke marrë në shënjeshtër mbështetësit e Bernie Sanders, i larguan ata nga Hillary Clinton në sfidën finale përballë Trump. Sot personat përgjegjës për pjesën më të madhe të gënjeshtrave që kemi lexuar janë në Shtëpinë e Bardhë dhe akuzojnë mediat se prodhojnë “fake news”. Ky është një ndryshim i dukshëm.
Pra ju jeni në një linjë me ata që mendojnë se e vërteta sot në SHBA është e mbivlerësuar?
Unë besoj se po ndodh një sulm ndaj së  vërtetës dhe kjo duhet të na frikësojë. Ata që si unë kanë besuar gjithmonë në një të vërtetë objektive, neutrale, sot ndodhen në telashe. Po ju jap një shembull: njerëzit duhet të dinë se nëse thuhet se toka është në formë disku, nuk do të thotë se është ashtu. Ashtu si nuk ka nevojë të thuhet se Toka është e rrumbullakët, sepse e thotë shkenca dhe kaq. Sot kjo vërtetësi është vënë në dyshim. E vërteta po kushtëzohet nga paragjykimet. Për këtë shkak është në rrezik.
Thuhet që kjo përgjegjësi është edhe e mediave dhe intelektualëve. Asnjë nuk kuptoi se çfarë po ndodhte. A jeni dakort?
Jam dakort me pjesën ku thoni se nuk e prisnim këtë. Natën e 8 nëntorit isha në New York Times dhe mund t’ju siguroj se asnjë, nga drejtori deri te punonjësi më i thjeshtë, nuk po kuptonte se ç’po ndodhte. Tre orë nga fitorja e Trump po diskutohej për Hillarin president dhe për titullin që duhet të vihej në gazetë. Mund t’ju tregoj se ky titull ishte “Madame President”. Është e jashtëzakonshme se si në një afërsi kaq të madhe, asnjë nga ne nuk mundi ta parashikonte.
Pra, cila është pasoja e këtij arsyetimi?
Gjëja që më bën me dhimbje koke është se më 8 nëntor, 45,6% e votuesve nuk u paraqitën. Mazhoranca në favor të Trumpit në katër shtetet e veriut që fitoi, ishte minimale. Kështu pra, nëse njerëzit do të shkonin të votonin rezultati do të ishte ndryshe: duhet të gjejmë mënyrën që t’i mobilizojmë njerëzit. Njerëzit që për dy herë rrjesht zgjodhën Obamën, ndenjën në shtëpi. Na duhet një lider që të jëtë në gjendje t’i zgjojë nga gjumi, që t’u tregojë se jo të gjithë liderët janë njësoj. Por ka edhe diçka tjetër që dua ta nënvizoj: nuk kuptuam urrejtjen iracionale karshi Hillary Clinton. Fakti që shumë persona nuk donin një president femër është më kuptimplotë se fakti që shumë njerëz nuk donin atë.
Në horizont nuk duket asnjë që i korespondon profilit që ju thoni. Apo gabohem?
Është shumë shpejt. Sapo ka ndodhur dhe po jetojmë në një situatë të përkohshme krize. Gjithçka duket se ndaloi në nëntor, duke përfshirë edhe reflektimin politik. Më besoni, më pëlqen shumë Joe Biden por nuk do të doja ta shihja në garë.
Kjo vlen edhe për mediat? Duket se ka një amulli për të kuptuar se pse njerëzit zgjodhën Trump.
Nuk besoj se ky sforcim është i nevojshëm. Në këtë rast mediat duhet të thonë të vërtetën dhe kaq. Edhe pse shpesh herë do të etiketohen si “opozitare”. Nuk jam i idesë që duhet të kuptojmë se çfarë ka ndodhur me këta njerëz.
Nuk do t’ju interesonte një përballje ideologjike me Stephen Bannon?
Këtu po flasim për rracistë dhe nuk besoj se duhet të merremi me ta. Obama ka fituar dy herë duke pasur në anën e tij vetëm 39% mbështetje nga njerëzit e bardhë. Nuk na duhet t’i shtrijmë dorën Marine Le Pen, duhet ta mundim. Dhe shpresoj që Europa ta kuptojë sepse marshimi populist nuk është një çështje vetëm e Amerikës.
Vazhdo leximin
Kliko të komentosh

Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu

Përgjigju

MË TEPËR

Mix1 min më herët

Përfitimet e pafundme nga lëngu i mandarinës

Kjo është stina e mandarinave. Ky frut i shijshëm pak më i vogël se portokalli mund të hahet në formën...

Mix3 minuta më herët

Speci djegës – Si ta përdorni për shëndetin e zemrës

Speci i kuq djegës është përdorur prej mijëra vitesh kundër disa problemeve shëndetsore. Këtu përfshihet urthi, kllapia, sëmundjet e stomakut,...

Radar25 minuta më herët

-Hej, Siri, a mund të më gjesh një mik të besueshëm?

Nga Ornela Çuçi “Popujt zakonisht i këndojnë virtyteve që nuk i kanë” më tha kolegia ime nga Kosta Rika në...

Mix36 minuta më herët

Spotify publikon listën me këngët më të dëgjuara në historinë e saj

Aplikacioni muzikor Spotify ka ndarë një listë të 10 këngëve më të transmetuara në historinë e tij. Spotify është bërë...

Mix1 orë më herët

Andrea Toska, 14-vjeçari shqiptar që u shpërblye nga Samsung pasi zbuloi defektin në softuerin e tyre

Andrea Toska është një 14-vjeçar shqiptar, i cili ka arritur të zbulojë një defekt në softuerin e telefonave celularë Samsung...

Mix1 orë më herët

Qumështi i shtrydhur me pompë më pak i shëndetshëm sesa ushqyerja direkt nga gjiri?

Qumështi i gjirit i shtrydhur me pompë mund të mos jetë aq i shëndetshëm për fëmijët, sa qumështi i dhënë direkt nga...

Kioske2 orë më herët

Nëse nevojën për politikanë të rinj opozitarë do ta kishte përmbushur PD …

Nga Indrit Vokshi Partitë e reja Lulëzuan sepse degradoi PD-ja. Në raport me to, Fevziu, Sandri, Carlo, Vjollca, Irfani, Ylli,...

Mix2 orë më herët

Arsyeja absurde pse Mark Zuckerberg eliminoi fact checking nga Facebook

Lajmi për eliminimin e verifikimit të fakteve nga palët e treta nga rrjetet sociale Meta ka ngjallur jo pak komente...

Radar3 orë më herët

‘Sot, të mos dalësh në televizor është shenjë elegance!’

Shkruar nga Irena BeqirajQori dhe Fevziu Pjesa më e madhe e dëmit në këtë vend shkaktohet nga njerëzit që i...

Radar3 orë më herët

Si arriti Elon Musk të bëhet njeriu më i pasur në botë?

Elon Musk Rruga për t’u bërë njeriu më i pasur në botë nuk është e lehtë, por si ia doli...

Facebook