Lidhu me ne

Aktualitet

Telenovela “Murrizi” per te heq vemendjen nga droga

nga- Ervin Salianji

“Çdo gjë me masë” thotë urtësia popullore. Nga lindja e largët një qytetërim edhe më i lashtë se perëndimi Konfuci thoshte,: “çdo qëndrim çdo vendim që nuk respekton masën dhe ekuilibrin është anti njerëzor”.

Këto ditë të ngërçit politik që nuk mund të jetë thjeshtw politik, por është mbarë shoqëror i është shtuar një alarm i madh, tejkalimi i masës kudo!

Telenovela e koalicionit qeveritar ka tejkaluar çdo masë, konkuron me çdo skenar indian ku edhe teledshikuesi e di qartë çdo ndodhë por e ndjek për të parë ngjyrat e shtëpive!

Hipokrizia dhe tallja me shqiptarët, kur kryeministri thotë që “..problem me drogën nuk kemi”…, por “..po shpallim plan kombëtar për luftën kundër kanabisit”; e tejkalon çdo masë, kur një pjesë të trupave të policisë vendosën nën Ministrinë e Bujqësisë, a thua se trafikantët do të jenë si mickonjat që kërkojnë spërkatje dhe kanabisi të jetë bimë ushqimore.

Por tejkalimi i masës nuk bëhet padashje, është strategjik. Ta kalosh problemin në tallje dhe në shproporcion të plotë me seriozitetin e tij do të thotë ti bësh njerëzit të mësohen të qeshin me hallet e tyre. Po ashtu të mos lësh njerëzit të mendojnë nga më e rëndësishmja tek më pak e rëndësishmja. Pas kësaj është shumë e thjeshtë ti shesësh atyre çdo gjë si të rëndësishme.

E shihet tejkalimi i masës në vëmëndjen e shproporcionuar që merr komunikimi i një qytetari, Myslym Murrizit, me një polic rrugor, ku përtej të gjitha gjykimeve, vëmendja me qëllim të posaçëm fokusohet në “u tha çfarë u tha”, ndërsa zgjidhja është një proçedurë e thjeshtë institucionale.

Ndërsa askush nuk bën virale nëpër rrjete dhe lajme se si institucionet i ka zënë viroza e krimit, ndërkohë që lajmet për qindra ton hashash që dalin nga Shqipëria kalohen si rutina e jetës shqiptare, madje hiqen nga stacionet televizive me idene, “se kjo dihet nuk është lajm”.

Kjo regji që heq vëmendjen nga gjërat jetike dhe vë prozhektorët tek “telenovelat” kushdo që ka marë përsipër ta bëjë duhet të dijë që po kontribuon pro shkatërrimit .

Vazhdo leximin
Kliko të komentosh

Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu

Përgjigju

MË TEPËR

Mix1 ditë më herët

Çfarë ndodh në organizëm nëse nuk hani sheqer për 10 ditë

Sheqeri ka një efekt shkatërrimtar në organizëm dhe nxit shfaqjen e shumë problemeve dhe sëmundjeve shëndetësore siç janë: diabeti i...

Mix1 ditë më herët

Faktori që ndikon në shtimin në peshë – Këshillat që ju duhen

Ushqyerja e keqe dhe shtimi në peshë janë pjesë e një cikli vicioz që rrezikon shëndetin jo vetëm të të...

Mix1 ditë më herët

Përfitimet e pafundme nga lëngu i mandarinës

Kjo është stina e mandarinave. Ky frut i shijshëm pak më i vogël se portokalli mund të hahet në formën...

Mix1 ditë më herët

Speci djegës – Si ta përdorni për shëndetin e zemrës

Speci i kuq djegës është përdorur prej mijëra vitesh kundër disa problemeve shëndetsore. Këtu përfshihet urthi, kllapia, sëmundjet e stomakut,...

Radar1 ditë më herët

-Hej, Siri, a mund të më gjesh një mik të besueshëm?

Nga Ornela Çuçi “Popujt zakonisht i këndojnë virtyteve që nuk i kanë” më tha kolegia ime nga Kosta Rika në...

Mix1 ditë më herët

Spotify publikon listën me këngët më të dëgjuara në historinë e saj

Aplikacioni muzikor Spotify ka ndarë një listë të 10 këngëve më të transmetuara në historinë e tij. Spotify është bërë...

Mix1 ditë më herët

Andrea Toska, 14-vjeçari shqiptar që u shpërblye nga Samsung pasi zbuloi defektin në softuerin e tyre

Andrea Toska është një 14-vjeçar shqiptar, i cili ka arritur të zbulojë një defekt në softuerin e telefonave celularë Samsung...

Mix1 ditë më herët

Qumështi i shtrydhur me pompë më pak i shëndetshëm sesa ushqyerja direkt nga gjiri?

Qumështi i gjirit i shtrydhur me pompë mund të mos jetë aq i shëndetshëm për fëmijët, sa qumështi i dhënë direkt nga...

Kioske1 ditë më herët

Nëse nevojën për politikanë të rinj opozitarë do ta kishte përmbushur PD …

Nga Indrit Vokshi Partitë e reja Lulëzuan sepse degradoi PD-ja. Në raport me to, Fevziu, Sandri, Carlo, Vjollca, Irfani, Ylli,...

Mix2 ditë më herët

Arsyeja absurde pse Mark Zuckerberg eliminoi fact checking nga Facebook

Lajmi për eliminimin e verifikimit të fakteve nga palët e treta nga rrjetet sociale Meta ka ngjallur jo pak komente...

Facebook