Ish-legjenda e Milanit dhe kombëtares Italiane, Paolo Maldini ka bërë vlerësimet e tij, për dy qendërmbrojtësit më të mirë në qarkullim.
Mbrojtësi i Real Madrid, Sergio Ramos është njëri prej të përzgjedhurve të Maldinit.
“Ramos është një nga mbrojtësit më të mirë në qarkullim. Luan në të gjitha pozicionet e mbrojtjes, është shumë i fortë në lojën në ajër, si dhe në lojën me top, duke qenë edhe organizator shumë i mirë i sulmeve të ekipit”, ky është vlerësimi i italianit për mbrojtësin e kombëtares spanjolle.
Mbrojtësi brazilian, Thiago Silva ishte i përzgjedhuri i dytë i Maldinit, si një nga mbrojtësit më të mirë.
“Ai luan për PSG dhe kampionati francez nuk ndiqet shumë, por mund të them se është fantastik në rolin e tij. Di të lexojë mirë lojën e kundërshtarit dhe ka aftësi të jashtëzakonshme me topin në këmbë. Është një siguri në mbrojtje dhe një organizator i shtuar për lojën e ekipit”, tha Maldini për brazilianin e Parisit.
Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu