Aktualitet
17 shkurti në Kosovë, edhe festë edhe protestë
Një qytet, një datë e shënuar, dy qëllime të ndryshme. Kjo është Prishtina, e cila e pret 17 shkurtin e tetë në mënyrë disi kontroverse.
Nga njëra anë qeveria e nga tjetra opozita, të cilat e kanë shndërruar këtë qytet në “fushën e tyre të betejës”, duke e nxjerrë debatin politik jashtë sallës së tymosur të Parlamentit.
Qeveria nga ana e saj ka organizuar një sërë aktivitetesh për këtë 8-vjetor, aktivitete të nisura që ditë më parë e që pritet të kulmojnë të mërkurën me parakalimin e FSK-së, homazhe në varrin e Presidentit Ibrahim Rugova, e pa harruar nderimet në Kullën e Jasharëve.
Por opozita ka zgjedhur që këtë datë ta shfyrtëzojë si një mundësi për të thirrur në shesh të gjithë të pakënaqurit. Një thirrje kjo e përsëritur disa herë, fundi i së cilës nuk ka qenë aspak i këndshëm.
E jashtë natyrës kontraverse të këtij 8-vjetori nuk kishte si të mbetej dhe monumenti i pavarësisë.
Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu