Prej dy ditesh disa gazeta afer qeverise dhe po kaq televizione qe i jargaviten rilindjes, shumë rrjete sociale qe jane gati me dhane jeten dhe trupin per rilindjen dhe rilindasit po merren me nje ngjarje me se të rendomtë, më shumë se të zakonshme. Ngjarje të ngjashme me atë që I ndodhi Myslim Murrizit, njërit prej opozitarëve më të spikatur në Shqipërinë e rrënuar nga keqqeverisja e rilindasve ndodhin ne cdo fraksion të sekondës. Policia nëpër qytetet tona prej tri vitesh shihet si në asnjë vend tjetër të botës me bllok në dorë, sikur të ishin taksidarë dhe jo ruajtës të rendit dhe qetësisë publike. Ndërsa shefat e tyre janë transferuar në fshat për ti bërë roje drogës, ata të qytëtit janë shndërruar në gjobëvënës. Vetem gjatë javës së fundit në brigjet e zonës elektorale të kryeministrit janë “gjetur” jo kapur , dy tonë cannabis dhe askush s’është arrestuar. Mbi 100 tonë drogë janë sekuestruar dhe kapur nga policia italiane dhe ajo shqiptare dhe numri I të arrestuarve apo I përsonave të shpallur në kërkim numrohet me gishtat e dorës. Mbi 200 milion euro është dëmi ekonomik apo kostoja e korrupsionit të zyrtareve të lartë të shtetit të konstatuar nga Kontroli I Lartë I Shtetit dhe numri I të arrestuarve numrohet me gishtat e dores tjetër. Ndërsa numri I të kallzuarve dhe I të ndaluarve nga policia për kundravajtje administrative apo për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor është kontigjenti që popullon gjykatat dhe burgjet e Shqipërisë . Myslim Murrizi jo rastësisht është mediatizuar negativisht këto dy ditë nga mediat rilindase si një “shkelës” I ligjit sepse ai është një djalë kurajoz që s’ka reshtur së denoncuari cdo ditë këtë mazhorancë dhe këtë nuk është se e bën sot apo këto tri vite që është Kryetar I Partisë Demokratike të Lushnjes, ai këtë punë e ka nisur që me 8 Dhjetor të 90-ës si njëri prej studentëve më aktiv në përmbysjen e diktaturës dhe krijimin e partisë së parë opozitare. Ai s’ka reshtur së kundërshtuari dhe denoncuari kurrë zollumet dhe padrejtësitë e sundimtarëve edhe kur ata kanë qene të sojit të bindjeve të tij. Të bërit lajm kombëtarë nga ana e mediave që flirtojnë më rilindasit hermafroditë ditën për diell e natën e shiut të një ngjarje kaq të zakonshme s’është gjë tjetër vecse një përpjekje perverse për të fshehur dëshprimin dhe depresionin që e ka kapluar shefin e rilindjes dhe sejmenët e tij. Myslim Murrizi në atë video ka folur për Edi Ramën, për Saimir Tahirin, për hetuesin e diktaturës që e zevendësoj, për shefat e korruptuar baron të drogës dhe jo për dhe me policin që zbaton urdhrat e tyre prevers. Bërja mediatike e ngjarjeve të tilla tregon se sa poshtë ka ra media e kontrolluar dhe e blerë nga shefi I drogës, kryeministri në ikje I rilindjes shkatrrimtare. Përpjekja për ta denigruar dhe shantazhuar Myslim Murrizin me njohjen që kam unë për të këtu e 30 vite është një përpjekje e dështuar. Keni gjetur njëriun e gabuar, nuk ndalet Myslim Murrizi në betejën e tij për liri dhe demokraci.
Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu