Aktualitet
Bulqizë, telat e korentit në tokë, ngordhin delet.
Nëse mund të quhet shtyllë elektrike, kjo që shihni në foto për pak sa nuk ka shkaktuar një tragjedi të vertetë në Bulqizë.
Telat e korentit kanë rënë në tokë dhe mbi to kanë shkelur disa bagëti të cilat kanë ngorfhur në vend, sicc e dëshmojnë edhe votot.
Ngjarja ka ndodhur në fshatin Ostren i Vogël në rrethin e Bulqizës.
Banorët e fshatit thonë se teli i energjisë ra dje rreth orës 10:30.
Më e keqja është shmangur, sipas banorëve, pasi nëse teli do të ishte shkëputur rreth orës 08:00 të mëngjesit do t’u rrezikonte jetën fëmijëve që shfrytëzojnë të njëjtën rrugë për të shkuar në shkollë.
Banorët e fshatit Ostren i Vogël ankohen për rrjetin skandaloz të shpërndarjes së energjisë elektrike, pavarësisht se, siç thonë ata, janë pagues të rregullt të saj.
Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu