Kryesore
Intelektualët nuk janë zhdukur, por gjithçka është shndërruar në opinion
Fjala kyç e rrjeteve sociale nuk është më “autoriteti”, por “reputacioni”. Këtë gjë, duhet të dinë ta përdorin njerëzit tanë të kulturës, për të arritur të jenë ndikues. Dhe më pas të kuptojnë drejt se gjithçka është e shndërruar në opinion, madje është opinion edhe ndaj atij që ka një opinion. Intelektualët nuk janë zhdukur. Ata nuk duket të jenë më “filozofët”, por “ekspertët” e një bote ku teknologjia po triumfon mbi çdo dije humaniste dhe ku teknika po pështjellohet me shkencën. Jemi në epokën e “inteligjencës së turmave”, sipas një teorie të zhvilluar nga Rhaingold; në epokën ku “njohja” është kthyer në një pronësi të rrjetit, të cilën nuk mund ta zotërojë dot një njeri i vetëm, qoftë ky një Didëro (autori i enciklopedisë së parë të dijes mbarëbotërore) apo Hegel (autor i enciklopedisë së shkencave filozofike), siç e përcakton ky studiues i rrjetit në librin e tij të njohur “Dhoma inteligjente”. Ky është “itinerari” i vështirësive dhe rreziqeve me të cilat duhet të përballen intelektualët e sotëm.
Nga Ndriçim Kulla
Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu