Liqeni vendi më in në Tiranë… të paktën derisa të perëndojë dielli! Jo, s’ju gënjej. Kjo që them është e vërtetë. Po ta provoni (në mos e paçi provuar) do të më besoni. Po pas liqenit?! Pastaj? Pastaj bëni një dush dhe shkoni nga të doni. Sepse rruga që gjarpëron rreth e qark tij nuk jua merr energjinë, thjesht jua shton.
Të gjithë i takon aty, rreth orës 17 kur unë dal për ecje. Gjithkush që do të ecë, vrapojë, të dalë me biçikletë, të nxjerrë fëmijën me karrocë, të thithë ajër.
Ka edhe bukurane që i veshin tutat, por s’duket se duan të bëjnë sport. Me aq shumë make-up, rimel e laps buzesh, zor se djersin dot. Gjithsesi, nga liqeni del gjithë Tirana, vajzat kanë të drejtë, nuk i dihet. Pse të mos “gjujn” nga pak.
Sot bëra edhe foto sepse ishte një ditë fantastike. Dhe pylli e drurët dukeshin magjikë. Edhe forcat e rendit në gatishmëri. Qytetarët gjithë gjallëri. Çfarë t’ju them. Ia vlen. Kjo është shprehja e duhur dhe më racionale.
Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu