Cristiano Ronaldo mori pjesë në ceremoninë përuruese të vendosjes së emrit të ri të aeroportit të Madeiras në Portugali. Ky aeroport do të mbajë emrin e futbollistit portugez dhe vazhdimisht nëpër avionë do të dëgjohen thirrjet: “Zonja e zotërinj, sapo u ulëm në aeroportin Cristiano Ronaldo”. Madeira është vendlindja e Ronaldos dhe vetë futbollisti zbuloi së bashku me drejtuesit lokalë të ishullit të vogël portugez, bustin kushtuar atij. Ronaldo u shpreh krenar për këtë nderim.
Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu