Kryeministrja e Mbretërisë së Bashkuar Theresa May nisi sot, më 29 mars, zbatimin e Nenit 50 të Traktatit të Lisbonës, nen që parashikon të drejtën e çdo vendi anëtar për të lënë BE-në.
Procesi i daljes do të ndjekë këto hapa:
-
Shteti që dëshiron të largohet, në këtë rast Mbretëria e Bashkuar (MB), duhet të njoftojë zyrtarisht BE-në për këtë vendim.
-
Pas njoftimit, vendet anëtare të BE-së takohen, pa praninë e MB-së, për të diskutuar e vendosur kushtet që do t’i ofrohen MB-së për të ardhmen.
-
Fillojnë negociatat mes BE-së dhe MB-së për të hartuar projekt-marrëveshjen e largimit, e cila përcakton gjithashtu kushtet e marrëdhënies së re mes BE-së dhe MB-së në të gjitha fushat, përfshi marrëdhëniet tregtare.
-
Marrëveshja e arritur duhet miratohet nga një shumicë e cilësuar (72 për qind e vendeve të mbetura të BE-së që përfaqësojnë 65 për qind të popullsisë).
-
Marrëveshja duhet të ratifikohet nga Parlamenti Europian.
-
Parlamenti i MB-së shfuqizon aktin e themelimit të Komuniteteve Europiane të vitit 1972 dhe duhet të miratojë marrëveshjen e re arritur me BE-në.
-
Nëse i gjithë procesi i mësipërm nuk realizohet brenda 2 vjetësh, afati i negociatave shtyhet me miratimin e të 27 vendeve anëtare.
-
Nëse në përfundim të periudhës dy vjeçare, afati nuk arrin të shtyhet, të gjitha traktatet dhe ligjet e BE-së pushojnë menjëherë së vepruari mbi Mbretërinë e Bashkuar.
Çfarë pritet të ndodhë në muajt në vazhdim?
-
29 mars 2017 – Mbretëria e Bashkuar aktivizon nenin 50 të Traktatit të Lisbonës
-
29 prill 2017 – Mblidhet samiti i 27 liderëve të shteteve anëtare të BE-së (pa Mbretërinë e Bashkuar) për të rënë dakord për dhënien e mandatit Komisionit Evropian për të negociuar me MB-në.
-
Maj 2017 – Komisioni Evropian bën publike disa pika kryesore të planit të negociatave.
-
Maj-Qershor 2017 – Nis bisedimet për arritjen e marrëveshjes
Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu