Aktualitet
Ngjela: “Kerri këtu sepse e kërkoi Rama. Më hidhni në gjyq po të doni!”
Sekretari amerikan i shtetit, Xhon Kerri erdhi në Tiranë vetëm për një arsye, sipas Spartak Ngjelës; për reformën në drejtësi. Kur kundërshtarët e reformës, nisën të thonë se ambasadori Donald Lu, ishte i blerë, atëherë Edi Rama kërkoi një autoritet më të lartë, deklaroi Ngjela. Gjatë një interviste në abcnews, Spartak Ngjela u shpreh i bindur se kryetarët e partive politike do ta votojnë të gjithë reformën në drejtësi.
“Gënjen ambasadori thonin. E dini pse erdhi Kerri këtu? E kërkoi Rama. Më hidhni në gjyq po të doni! Le të më dali Rama në gjyq. Rama tha: Nuk i bind dot! Më thonë që s’ka gisht Amerika (për reformën në drejtësi). Erdhi sekretari I shtetit. Që ta dinë dhe njerëzit. Ky është informacioni. Nuk e pranojnë këta ambasadorin amerikan. Hapnin fjalë se është i blerë dhe futën në punë sekretarin e shtetit për reformën. Jepjani nesër në titra se Ngjela deklaron: Rama tha se nuk e bën dot! Të vini me autoritetin tuaj, se këta nuk besojnë se autoritet është ambasadori! Dhe erdhi sekretari I shtetit. Mos doni të vijë Obama? Amerika i ka votat në parlamentit shqiptar, sepse Shqipëria sot është me frymën amerikane. Kush do dali kundër Amerikës? Sepse s’duan popullin shqiptar dhe do dalin kundër Amerikës? Si qenka kjo? Sepse interesat e popullit shqiptar dhe interesat e Amerikës, kanë konverguar në një pikë dhe ajo pikë nuk është me këta dhe këta do bëjnë si Enver Hoxha, do ikin në Kinë? Do ikin në Rusi? Këta që qethen ballaboks?”, tha Ngjela gjatë intervistës në abcnews.
Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu