Pas humbjes 2-0 me Italinë në Palermo, kombëtarja shqiptare sot provoi një tjetër disfatë, kësaj here përballë Bosnje-Hercegovinës (1-2) në miqësoren e luajtur në stadiumin “Elbasan Arena”.
Është e kuptueshme që gjendja aktuale e kuqezinjve është e nderë dhe kjo duket jo vetëm me deklaratat e pahijshme dhe konfliktuale të ditëve të fundit, por edhe me lojën në fushë.
Fillimisht për boshnjakët shënoi Edin Dzeko me penallti pas vetëm 7 minutash lojë. 11-metërshin e shkaktoi me faull Aliji dhe sulmuesi i Romës e ktheu lehtësisht në gol. Portieri Thomas Strakosha bëri një gafë të pafalshme në kulmin e aksionit, duke u përpjekur të largonte topin nga zona. Goli i dytë i miqve erdhi në të 43′, kësaj here edhe më bukur nga kapiteni Senad Lulic. Pjesa e parë u mbyll 2-0, e dominuar thuajse plotësisht nga Dzeko me shokë.
Pjesa e dytë nisi disi më konkrete nga tanët, por pa arritur për të barazuar. Një gol i Bekim Balajt me kokë në të 68′ ngrohu zemrat e tifozëve të pranishëm në stadium, por nuk qe i mjaftueshëm për të treguar se Shqipëria ka ç’të tregojë në fushatën e Eliminatoreve të Botërorit “Euri 2018”. Bosnja na mposhti kështu 2-1.
Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu